LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja ishte duke raportuar live në kohën e shembjes së ndërtesës në Gaza: O Zot, më duhet të largohem

Gazetarja ishte duke raportuar live në kohën e shembjes së ndërtesës në Gaza: O Zot, më duhet të largohem

Gazetari i Al Jazeera, Youmna Al Sayed raportoi drejtpërdrejt nga një çati në Gaza kur një sulm ajror izraelit shkatërroi një ndërtesë 14-katëshe përballë saj.

Disa momente para sulmit, gazetari tha se disa raketa paralajmëruese sapo ishin shkrepur dhe se prishja e të gjithë kullës tani duhet të fillojë.


“Kjo ndërtesë ka 14 kate, është një nga ndërtesat më të mëdha dhe më të vjetra në Rripin e Gazës dhe kryesisht strehon zyra mediatike”, shtoi ajo.

Ndërsa Sayed u përpoq të shqiptonte fjalinë e saj të radhës, predhat goditën ndërtesën duke prodhuar një tingull të fortë.

Menjëherë pas zhurmës, kolegu i saj në studio e pyeti nëse kishte dëgjuar predha dhe ajo bërtiti, “Oh, Zot. Po, po, po, unë duhet të zbres”, dhe ajo iku.

Sulmi ishte pjesë e një përshkallëzimi të dhunës midis Izraelit dhe Palestinës, më e keqja që nga lufta e vitit 2014 në Gaza. Të enjten, trupat izraelite ishin vendosur në kufirin e Gazës, dhe militantët palestinezë sulmuan me raketa Izraelin.

Të paktën 83 njerëz janë vrarë në Gaza që nga përshkallëzimi i konfliktit të hënën. Në sulmet e fundit të raketave palestineze, një raketë goditi një ndërtesë afër Tel Aviv, duke plagosur pesë izraelitë. Deri më tani, shtatë njerëz janë vrarë në Izrael gjatë konfliktit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori