Gazetari serb, Rade Radovanoviç ka folur për RTV Dukagjini dhe për qëndrimin e tij pro kosovar.
Ai ka thënë se në librin e tij, kishte shkruar për masakrat që kishin ndodhur në Kosovë nga shteti serb dhe se nuk pret rregullim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përderisa në krye të shtetit të Serbisë është Presidenti Aleksandar Vuçiqi.
“Nga Dritarja e thyer e hedhin edhe një bombë… prap shpërthim… edhe më shumë tym e barut… dhe heshtja thuajse jehon… Tymi i mbulon trupat e vdekur.. e vranë edhe Eronin, edhe Redonin, edhe Drilonin, edhe Ismetin… edhe Fatimen, edhe Avdiun dhe të birin e tyre Kushtrimin… edhe Lirijën shtatëzënë e burrin e saj Nexhmedinin… i vranë të gjithë Berishët në picerinë Kalabria… e kishin kryer detyrën e marr… Ashtu besonin!”, janë disa nga fjalët në librin e autorit serb Rade Radovanovic i cil është dhe gazetar.
Këto rreshta janë vetëm një nga shumë raste që gazetari serb Rade Radovanovic ka shkëputur nga lufta e fundit në Kosovë e i ka përmbledhur në librin e tij “Qeshja nën trekëmbëshin e varjes”.
Ai ka treguar që ky libër ishte refuzuar nga pesë botues në Serbi. Gjithashtu, ka treguar që libri i tij ishte injoruar nga mediat serbe.
“Ka pasur serb që e kanë lexuar librin tim por ka qenë edhe e injoruar shumë nga mediat serbe sepse këtu mediat janë të kontrolluara nga Presidenti, Aleksandar Vuçiq. Unë personalisht e kam më të lehtë të heshti këtu sesa ta pranoj atë se çfarë kam shkruar. E të gjithë ata serb që besojnë në atë çfarë kam shkruar unë, ata duhet të mos tejkalojnë të vërtetën e jo të thuhet që Kosova është Serbi sepse akoma po luhet politikë por unë mendoj që politikes shumë shpejt do t’i vjen fundi”, ka theksuar, Rade Radovanoviç.
Radovanovic foli edhe për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë.
“Unë kam shkruar në librin tim për masakrat që kanë ndodhur në Kosovë. Jam munduar të përfshijë dokumentime për këto masakra. Unë besoj që shumë njerëz e din se çfarë ka bërë Serbia. Kanë ndodhur vrasje brutale në Kosovë, ka pasur shumë fëmijë të vrarë, gra e burra. Për fat të keq ata që i kanë ditur shifrat e këtyre krimeve më nuk janë gjallë”, ka shtuar ai.
Gazetari i guximshëm serb poashtu, beson që marrëdhëniet Kosovë- Serbi është e vështirë të rregullohen përderisa president i Serbisë është Aleksandar Vuçiq.
“Nuk jam i lumtur për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve. Vuçiqi nuk din asgjë tjetër të thotë pos që Kosova është Serbi. Duhet të jesh politikanë i mirë për të gjetur një gjuhë të përbashkët”, ka thënë Radovanoviç.
Ndër të tjera gazetari serb, Radovanoviç ka theksuar se i gjithë tirazhi i librit të tij të përkthyer në Gjuhën Shqipe është shitur prandaj tregoi që është duke punuar që ky tirazh të rritët.RTVD/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE