LAJMI I FUNDIT:

Gazetari që dokumenton jetën në lagjet e rrezikshme të Amerikës

Gazetari që dokumenton jetën në lagjet e rrezikshme të Amerikës

Ekziston një grup i rrallë kameramanësh që futen në disa prej lagjeve më të rrezikshme të Amerikës për të dokumentuar dhe treguar historitë e njerëzve që jetojnë aty.

Këto janë lagje ku dominon krimi në qytete si Çikago, Los Anxhelos dhe madje Fort Uorth (Fort Worth) të Teksasit.


Shawn Cotton është një prej këtyre kameramanëve i cili dokumenton jetën dhe kulturën në këto lagje të rrezikshme.

Shawn Cotton ndodhet në Fort Uorth të Teksasit për të intervistuar një reper të quajtur 30 Rich.

Por zoti Cotton e di që kjo zonë është e rrezikshme dhe e kontrolluar nga bandat.

“Fort Uorth është si në vitet 90-të. Bandat e gangsterëve ‘Bloods and Crips’ janë praktikisht si në vitet 90-të, ta shohim”, thotë Shawn Cotton me kanalin “Say Cheese TV” në YouTube, përcjell VOA.

Kur Cotton takohet me “30 Rich”, emri i vërtetë i të cilit është Wayne Walker, ai nuk ka frikë t’i bëjë çdo lloj pyetje.

“Kjo lagje është nën kontrollin e bandës Crip, apo jo?”

Vajtja në vendet ku kameramanët nuk shkojnë, për të intervistuar njerëz të ndryshëm, është pjesë e asaj që e bën stacionin e zotit Cotton “Say Cheese TV” një sukses në rritje.

Por është e rrezikshme.

“E urrej faktin që më duhet të sjell këtë me vete ndonjëherë, kam leje për armën, dhe nuk e mbaja deri sa u vra Zack-u”, sqaron zoti Cotton.

Flitet për Zack Stoner-in, i cili kishte një kanal të njohur në YouTube mbi jetën dhe kulturën e afrikano-amerikanëve në rrugët e Çikagos.

Ai u qëllua për vdekje nga një makinë në lëvizje majin e vitit të kaluar, një rast ende i pazgjidhur.

Zoti Cotton thotë se vdekja e tij e bëri të qartë se sa e rrezikshme mund të jetë puna e tij.

“Mbaj armë për arsye sigurie. Pasi miku im ZackTV u vra, gjykova që të jem më i sigurtë kur ndodhem në zona të varfra duke bërë intervista.”

Banorët lokalë thonë se ngjarjet që tregonte Zack-u, kanë shumë nevojë të tregohen. Rodney Phillips merret me organizimin e komunitetit.

“Çikago humbi një njeri që i dha qytetit një platformë për kulturën, për kulturën e rrugës, luftërat dhe realitetin e papërpunuar se çfarë ndodh çdo ditë në lagjet e Çikagos”.
Zoti Cotton ka marrë kërcënime me jetë për punën që bën. Kritikët thonë se ajo që bën ai mund të lartësojë atë lloj dhune nga e cila u vra Zack-u.

Por Cotton ka parë disa nga artistët e muzikës rep që ai interviston të sigurojnë kontrata regjistrimi.

Ai thotë se videot e tij tregojnë atë pjesë të jetës që nuk shfaqet kurrë në mediumet kryesore.

“Sepse e dija që kisha një pikësynim, mund të ndryshoja jetët e njerëzve. E dija që atje kishte njerëz që kanë një histori për të treguar dhe nuk mundeshin, nuk dinin si të tregonin historinë e tyre.”

Kanali i zotit Cotton në YouTube ka më shumë se 400 mijë abonentë.

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori