LAJMI I FUNDIT:

Gazetari kilian plaçkitet nga një zog gjatë transmetimit ‘live’ – ia vodhi kufjen nga veshi i majtë e fluturoi bashkë me të

Gazetari kilian plaçkitet nga një zog gjatë transmetimit ‘live’ – ia vodhi kufjen nga veshi i majtë e fluturoi bashkë me të

Ky është momenti qesharak kur një papagall ulet në shpatullën e një gazetari televiziv gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë për krimin dhe pasigurinë – përpara se t’i vidhte kufjen e të fluturonte bashkë me të.

Gazetari kilian, Nicolas Krumm po informonte shikuesit për një plaçkitje të shtëpisë kur zogu e befasoi atë.

Ai mund të shihet duke i bërë shenjë kameramanit të tij për t’u siguruar që ai të fokusohej te mysafiri i papritur, transmeton Telegrafi.

Por disa sekonda më vonë, zogu i nxori gazetarit kufjen nga veshi i majtë.

Gazetari i habitur i cili punon për Chilevision, u përpoq ta kapë, por ishte shumë i ngadalshëm dhe zogu u zhduk bashkë me kufjen. “Sapo ma mori kufjen”, tha gazetari.

Reklama

Nicolas në një deklaratë u shpreh se kameramani i tij kishte arritur ta gjente kufjen dhe ta merrte në fushë bari aty pranë gjatë një kërkimi të mëpasshëm.

Ai u shpreh se nuk donte të alarmohej menjëherë pasi po raportonte për një ngjarje të ndjeshme. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Mjekja e mori kastorin në shtëpi për rehabilitim - shikoni se si ai e ndërton një 'digë'

Mjekja e mori kastorin në shtëpi për rehabilitim - shikoni se si ai e ndërton një 'digë'

Fun
Skandal në Francë: Gratë e zhveshura viheshin në radhë për të bërë seks me presidentin Jacques Chirac

Skandal në Francë: Gratë e zhveshura viheshin në radhë për të bërë seks me presidentin Jacques Chirac

Interesante
Braziliani i martuar me gjashtë gra, planifikon të bëjë fëmijë me secilën

Braziliani i martuar me gjashtë gra, planifikon të bëjë fëmijë me secilën

Interesante
YouTuberi i famshëm MrBeast i jep kamarieres një makinë në formë bakshishi

YouTuberi i famshëm MrBeast i jep kamarieres një makinë në formë bakshishi

Virale
Gongu i MTV-së nga vitet 1980 del për shitje në ankand

Gongu i MTV-së nga vitet 1980 del për shitje në ankand

Interesante
Gjatë shëtitjes hasi në një copëz “guri” që peshonte 4.6 kilogramë, doli të ketë 2.6 kilogramë ar – australiani rrëfen momentin interesant

Gjatë shëtitjes hasi në një copëz “guri” që peshonte 4.6 kilogramë, doli të ketë 2.6 kilogramë ar – australiani rrëfen momentin interesant

Interesante
Kalo në kategori