LAJMI I FUNDIT:

Gazetari grek vritet pranë shtëpisë së tij, 17 gëzhoja plumbash u gjetën në vendin e ngjarjes

Gazetari grek vritet pranë shtëpisë së tij, 17 gëzhoja plumbash u gjetën në vendin e ngjarjes

Një gazetar i shquar grek është qëlluar për vdekje pranë shtëpisë së tij në kryeqytetin, Athinë, në një krim të rrallë që synon një anëtar të medias.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Giorgos Karaivaz, i cili specializohej në raportimin e krimit dhe punonte për stacionin privat Star TV, po kthehej në shtëpi nga puna kur u zu në pritë nga dy individë në një motor pak pas orës 2 pasdite, të premten.


Raportet paraprake thanë që autorët e krimit përdorën një armë me silenciator ndërsa qëllonin me shumë plumba.

Sipas raporteve, shtatëmbëdhjetë gëzhoja plumbash u mblodhën nga vendi i ngjarjes në Alimos, një periferi jugore e Athinës.

“Unë u përpoqa të parkoja makinën time atje ku ai ishte i shtrirë. Mendova se dikujt i kishte rënë të fikët. Ai ishte shtrirë me fytyrë poshtë… gjaku po derdhej në trotuar”, u ka thënë gazetarëve, një grua që jeton në lagje.

Policia ka nisur një ndjekje për sulmuesit e paidentifikuar.

Nuk kishte raporte të menjëhershme për një motiv të mundshëm, megjithatë, policia tha se vrasja ishte planifikuar me kujdes. /Telegrafi/