LAJMI I FUNDIT:

Gazetaret ukrainase: Kosova po e lufton ashpër propagandën dhe dezinformatat ruse

Gazetaret ukrainase: Kosova po e lufton ashpër propagandën dhe dezinformatat ruse

Për nder të 31-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës nga ish-Bashkimi Sovjetik, gazetaret ukrainase të strehuara përkohësisht në Kosovë, kanë mbajtur një aksion simbolik në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes këtij aksioni ato nderuan popullin ukrainas për rezistencën e treguar në më shumë se 80 ditë për të mbrojtur qytetin e Mariupolit.

Gazetaret ukrainase mbanin në duart e tyre pankarta me mbishkrime përmes të cilave kërkohej që Rusia të ndal agresionin ndaj popullit ukrainas. Disa nga këto mbishkrime ishin “Azov e ka shpëtuar Evropën nga terrorizmi rus, Evropa duhet ta shpëtojë tani atë”, “Ndaloni Putinin, Shpëtoni Azov”, “Lironi heronjtë tanë”.

Gazetarja Daria Meshchriakova shprehu mirënjohjen për Kosovën për strehimin e tyre, por theksoi se dëshira e tyre është që sa më shpejt të kthehen në shtëpitë e tyre. Ajo tha se duke punuar nga Kosova mund të tregojnë më shumë për luftën që po ndodh në vendin e tyre.

“Sigurisht që na mungon shumë vendi ynë. Çdo ditë shpresojmë që nesër të zgjohemi dhe të shohim lajmin se lufta ka mbaruar, por i jemi shumë mirënjohës Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit të Gazetarëve që nga këtu mund të tregojmë më shumë për këtë luftë. Pra, bota mund ta dijë të vërtetën nga ne. Të gjithë ne këtu ndihemi si në shtëpi, por sigurisht, ne do donim të ktheheshim sa më shpejt të jetë e mundur… Të gjithë ne punojmë nga këtu, por punojmë për mediet tona në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse sigurisht, ne mund të marrim të gjithë informacionin e nevojshëm nga Ukraina dhe të tregojmë më shumë për të këtu, në mënyrë që njerëzit të jenë më të vetëdijshëm për luftën në Ukrainë”, tha Meshchriakova.

Sipas saj, përmes Kosovës kanë mundësi që ta luftojnë propagandën ruse në Ballkan.

“Ne duhet të punojmë me të gjithë botën nga kudo, nga çdo vend i botës, për shembull, këtu në Kosovë, unë mund të shoh që ju luftoni shumë ashpër propagandën, dhe ne mund të mbështetemi te ju, në mediet tuaja këtu. Dhe ne mund ta dimë se nga Kosova, ne mund të ndikojmë në botën Ballkanike, e cila gjithashtu është shumë e ndikuar nga propaganda ruse. Nga këtu të paktën mund ta thyejmë këtë propagandë”, shtoi ajo.

Gazetarja Meshchriakova tha se tashmë populli ukrainas që u largua si pasojë e agresionit rus ka nisur të kthehet në vendin e tij.

“Ka më shumë ukrainas që janë kthyer në Ukrainë që janë larguar. 8 milionë ukrainas janë larguar që nga fillimi i luftës, por tani pesë milionë janë kthyer. Pra, ka një tendencë që ukrainasit të kthehen në shtëpi, por vetëm në rajone relativisht të sigurta, për shembull, kolegët tanë janë nga rajoni i Luhanskut, ata nuk mund të kthehen sepse ky rajon është nën okupim. Dhe disa kolegë janë nga rajoni Odesës i cili është bombarduar çdo ditë që nga fillimi i kësaj lufte. Pra, edhe pse disa rajone janë relativisht të sigurta, nuk mund të themi se Ukraina është e sigurt, veçanërisht sot, sepse Rusisë i pëlqen simbolika, dhe ata na sulmojnë edhe më shumë kur festojmë disa data të rëndësishme”, përfundoi ajo. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori