LAJMI I FUNDIT:

Gazetarët: Pa reforma në mediume, nuk ka zgjedhje të drejta dhe të besueshme

Gazetarët: Pa reforma në mediume, nuk ka zgjedhje të drejta dhe të besueshme

Përfaqësues të pesë shoqatave të gazetarëve dhe mediumeve sot mbajtën takim me kreytarin e shtetit, Gjorge Ivanov, ku është biseduar për mundësinë e vazhdimit të bisedimeve për reformat në mediume para mbajtjes së zgjedhjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto përfaqësues e kanë mbajtur qëndrimin e tyre të deri tanishëm se nuk duhet të ketë kushte për zgjedhje të lira dhe të besueshme në Maqedoni, deri sa nuk do të zbatohen reforma në mediume.


Kryetari Ivanov është njoftuar se përfaqësuesit e gazetarëve do të dorëzojnë nismën për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele te deputetët e Kuvendit, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Mediumeve, Instituti Maqedonas për Media, Këshilli për Etikë të mediumeve dhe Instituti për Studime Komunikimi./Telegrafi/