LAJMI I FUNDIT:

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, së fundmi tha se Polonia është e gatshme të presë armët bërthamore të NATO-s nëse i kërkohet për të forcuar krahun lindor të aleancës.

Ndryshe, Polonia historikisht ka qenë e ndjeshme ndaj luftërave evropiane dhe ka rritur në mënyrë dramatike buxhetin e saj të mbrojtjes si përgjigje ndaj agresionit rus.


Por, gatishmëria e polakëve për të pritur armë bërthamore, nuk u prit mirë nga rusët, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Madje, zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Alexeyevich Ryabkov, deklaroi se çdo kapacitet bërthamor i NATO-s i vendosur në Poloni do të jetë në shënjestër të forcave ruse.

Ky propozim nga NATO vjen pasi pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka kërcënuar sigurinë evropiane dhe ka ngritur shqetësimet e një konflikti më të gjerë.

Polonia e gatshme, nëse NATO vendos t’i pozicionojë armët bërthamore “përballë Rusisë”
Lexo po ashtu Polonia e gatshme, nëse NATO vendos t’i pozicionojë armët bërthamore “përballë Rusisë”

Megjithëse sistemet moderne të shpërndarjes së armëve bërthamore nuk kanë nevojë të vendosen afër objektivave të synuara, vendosja e tyre dërgon një mesazh të fuqishëm politik.

Një të tillë e ka dërguar edhe presidenti rus, Vladimir Putin, me vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi në vitin 2023.

Fillimisht, kjo nismë ishte projektuar për të penguar Perëndimin nga rritja e mbështetjes për Ukrainën.

Megjithatë, sipas analistëve, Rusia e di se nëse Perëndimi angazhohet plotësisht në mbrojtjen e Ukrainës, ajo nuk do të jetë në gjendje të arrijë objektivat e saj strategjike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori