LAJMI I FUNDIT:

Gati një muaj nga kërcënimet ndaj zyrtarëve të LDK-së, ende asnjë informacion nga Prokuroria

Gati një muaj nga kërcënimet ndaj zyrtarëve të LDK-së, ende asnjë informacion nga Prokuroria

Janë bërë gati një muaj prej kur u bë publike se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetë të kësaj partie kanë qenë cak i një plani të strukturuar për atentat. Bëhet fjalë për Avdullah Hotin, Armend Zemajn e Arben Gashin.

Përveç deklarimeve të zyrtarëve të kësaj partie se nuk ndihen të rrezikuar dhe se me rastin po merren organet e sigurisë, nga këto të fundit është dhënë shumë pak informacion lidhur me rastin.


Telegrafi ka pyetur Prokurorinë Speciale nëse ka të dyshuar apo të intervistuar lidhur me rastin, por nga ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje as pas gjashtë ditësh pritjeje.

Lajmi për tentim-atentatin fillimisht është bërë i ditur nga nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala, më 18 janar të këtij viti gjatë një interviste televizive, ku ka deklaruar se planifikimi i atentatit ndaj tyre ka pasur motivacion politik.

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala
Shala: Planifikimi i atentatit ndaj Abdixhikut kishte motivacion politik
Lexo po ashtu Shala: Planifikimi i atentatit ndaj Abdixhikut kishte motivacion politik

“Nga informacionet që kemi marrë ne e që bazohet në përgjimet për të cilat po flas unë, motivi është i pastër politik, pra është i qartë i thënë, i artikuluar dhe i elaboluar. Për këtë, ne kemi njoftuar sot Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të vendit si dhe miqtë tanë ndërkombëtarë e organizatat ndërkombëtare. Çështja po trajtohet në disa nivele”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Shala gjithashtu ka bërë të ditur se në plan për atentat janë të përfshira dy organizata.

“Njëra organizatë pretendohet se vepron në Kosova derisa tjetra jashtë Kosovës. Ajo që vepron jashtë Kosovës ka marrë përsipër të financojë ekzekutimin e këtij plani”, është shprehur ai.

Një ditë më vonë, kreu i LDK-së përveçse e ka konfirmuar këtë rast, nuk ka dhënë detaje më të hollësishme.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku
Raportimi për tentim atentat, Abdixhiku thotë se nuk ndihet i rrezikuar
Lexo po ashtu Raportimi për tentim atentat, Abdixhiku thotë se nuk ndihet i rrezikuar

“…Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar. Policia e Kosovës dhe organet e tjera të rendit janë duke u marrë me këtë çështje…Unë sot në Kuvend kam ardhur si zakonisht pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt”, ka thënë Abdixhiku gjatë një deklarimi për media në Kuvendin e Kosovës.

Njëjtë është deklaruar edhe deputeti Zemaj, duke iu kërkuar gazetarëve që për këtë çështje t’i drejtohen Policisë së Kosovës pasi “ata i kanë informacionet”.

“Në këtë fazë mbetet që fjalën e vet ta thotë drejtësia, pjesët tjera ne i marrim, pyesni Policinë e Kosovës, ata i kanë informacionet, i kanë informatat me partnerët ndërkombëtarë, me gjithë të tjerë, ashtu janë ndarë edhe me neve edhe ne ashtu do ta vazhdojmë punën tonë”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj
Policia jep detaje lidhur me kërcënimin e zyrtarëve të LDK-së
Lexo po ashtu Policia jep detaje lidhur me kërcënimin e zyrtarëve të LDK-së

Pak detaje për rastin ka dhënë edhe Policia. Zëdhënësi Bajram Krasniqi ka bërë të ditur se hetimet kanë filluar dhe rasti është iniciuar si “kanosje”.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori