LAJMI I FUNDIT:

Gastronomët me kërkesa të reja për Qeverinë

Gastronomët me kërkesa të reja për Qeverinë

Shoqata e Gastronomëve gjatë ditës së sotme ka paraqitur tri kërkesa kryesore për hapat e mëtejmë të sektorit të gastronomisë në përballje me pandeminë COVID-19.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi në mbledhjen e radhës së Bordit Këshillëdhënës kundër COVID-19, ka kërkuar që të shfuqizohet kufizimi i lëvizjes për qytetarë dhe për orarin e punës, të fillojnë përgatitjet për punën e sektorit për periudhën vjeshtë, dimër, si dhe të përgatitet një pako e veçantë për këtë sektor, transmeton Telegrafi.


“Para anëtarëve të Bordit shprehëm kërkesat si në vijim: Të shfuqizohet kufizimi i lëvizjes për qytetarë dhe për orarin e punës. Të fillojmë bashkarisht përgatitjen për punën e sektorit për periudhën vjeshtë, dimër. Të përgatitet pako e veçantë për përkrahje te sektorit te gastronomisë, si sektori me i goditur nga pandemia, para së gjithash të sigurohet subvencionimi, punësimit në sektorin e gastronomisë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Shoqata e Gastronomëve.

Më tej në njoftim thuhet se “gastronomët do të vazhdojnë të respektojnë distancë dhe çdo vendim , përmbajtja e së cilës është dakorduar paraprakisht ndërmjet institucioneve dhe gastronomëve”./Telegrafi/