Gjashtë të arrestuar për mos respektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë
Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej gjashtë raste të mos respektimit të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë, ku disa pronarë kanë hapur lokalet e tyre pavarësisht vendimit të Qeverisë të mos punohet.
Tri nga këto raste kanë qenë në Fushë Kosovë, ndërsa tri të tjera në Podujevë.
“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 23.03.2020 – 13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. I dyshuari është hasë në kafiterinë e tij, duke punuar në të cilin lokal kishin qenë edhe disa persona, për të cilin rast janë njoftuar edhe inspektorët komunal. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
“Fushë Kosovë 23.03.2020 – 21:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendimet e marra lidhur me përhapjen e pandemisë. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
“Fushë Kosovë 23.03.2020 – 21:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është hasur duke punuar në lokalin e tij. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.
“Rr. Skënderbeu, Podujevë 23.03.2020 – 16:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ,është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendimet e marra. Me vendim të prokurorit, rasti mbetet në procedurë të rregullt.
Në të njëjtën kohë, edhe një raportim tjetër pati në të njëjtën kohë për një lokal në Podujevë, i cili u hap për të punuar, pavarësisht vendimit.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 23.03.2020 – 18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendimet e marra lidhur me pandeminë. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251