LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Nuk e bëra unë Thaçin president

Gashi: Nuk e bëra unë Thaçin president

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se gjatë seancës në të cilën është votuar Hashim Thaçi për president të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kërkuar nga ai që të marrë pjesë në votim.

Sipas tij, është detyrë e kryetarit të partisë që të kërkojë nga deputetët që ta respektojnë vendimin e partisë.


“Mustafa ka kërkuar nga deputetët e LDK-së që ta votojnë kandidaturën e Thaçit. Kam kërkuar që të ketë një kandidat për president nga LDK-ja, i cili ishte kundërkandidat i Thaçit, ku secili deputetë do të votonte i lirë”, ka theksuar ai.

Gashi ka theksuar se ai nuk ka qenë pjesë e votimit të presidentit, dhe se sipas tij, pjesëmarrja në votim e bën kuorumin, “dhe jo thjeshtë qëndrimi në sallë”.

“Kemi tentuar që edhe deputetët tjerë të LDK-së t’i bindim që të mos e votojnë kandidaturën e Thaçit. Nuk kemi tentuar t’i imponojmë mendimet tona, por është diskutuar gjatë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Foto: Arkiv