LAJMI I FUNDIT:

Gashi: LDK gjithmonë e gatshme të shkojë në zgjedhje (Video)

Gashi: LDK gjithmonë e gatshme të shkojë në zgjedhje (Video)

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se demarkacioni fillimisht duhet të aprovohet në Qeveri, mandej të vije në Kuvend.

Sipas Gashit, nëse ka vullnet, demarkacioni mund të votohet brenda javës në Kuvend.


Gashi, në emisionin Rrokum Roll të TV Rrokum, ka theksuar se nëse Kosova po humb territor prej kësaj marrëveshje, atëherë duhet ta bëjë një komision funksional për trajtimin e kësaj çështje.

Ai ka thënë se ka shumë bazë të dyshohet në lëndën e kësaj marrëveshjeje.

Gashi ka thënë se LDK është parti e madhe dhe është e gatshme kurdoherë të shkojë në zgjedhje.

Sipas tij, përgatitjet janë bërë dhe LDK i ka krye krejt obligimet që i takojnë edhe me zgjedhjet në strukturat e partisë. “Krahasuar më partitë e tjera LDK është një shkallë më lart”, tha ai. /Telegrafi/