LAJMI I FUNDIT:

Gashi kritikohet nga drejtori sportiv për formën te Colorado

Gashi kritikohet nga drejtori sportiv për formën te Colorado
at Dick's Sporting Goods Park on November 27, 2016 in Commerce City, Colorado.

Shkëlzen Gashi ishte një nga futbollistët e përzgjedhur nga Colorado Rapids, i cili u përfshi edhe në sistemin e veçantë të pagesës, ku një pjesë subvencionohet nga federata.

Mirëpo, këtë edicion, sulmuesi i Kombëtares nuk ka qenë në hije dhe “i harruar” vetëm nga kuqezinjtë, por ai nuk ka arritur që t’i vijë në ndihmë as skuadrës së tij në Amerikë.


Forma e dobët e skuadrës së fundmi ka bërë që në mediat amerikane të nisin të renditen edhe faktorët e dështimit.

Një prej tyre është përmendur Shkëlzen Gashi, i cili nuk po arrin që të jetë vetvetja. Jo vetëm kaq, por në adresë të shqiptarit ka pasur akuza edhe nga Drejtori Sportiv, Padraig Smith.

“Kam biseduar disa herë me të dhe jo pak herë i kam thënë edhe atë që duhet të bëjë për të mbajtur formën e tij më të mirë”.

“Pritshmëria për të në vitin e dytë ishte shumë e madhe. Ai erdhi nga pushimet jashtë forme dhe kjo, për faktin se nuk zbatoi programin stërvitor që i kishim dhënë”, është shprehur Smith. /Panorama sport/