Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi së bashku me ministrin shqiptar të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, në Cyrih takuan Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër.
“Është kënaqësi të ju takojmë që të dy rrjetet nga Zvicra e Gjermania këtu në Qendrën tonë Kulturore dhe të bisedojmë për projekte të përbashkëta. Mendoj se ideja e hapjes së një Ode Ekonomike të Diasporës në Prishtinë është një projekt shumë i rëndësishëm dhe duhet të realizohet, e jo të mbetet vetëm si ide. Ne në Kosovë kemi një numër të madh të bizneseve të vogla dhe të mesme, por edhe të mëdha nga diaspora. Një përqindje e madhe e prodhimit që bëhet në Kosovë është nga kompani të diasporës”, tha ministr Gashi.
Ai po ashtu informoi afaristët nga Zvicra dhe Gjermania për platformën e re të regjistrit të bizneseve të diasporës, e cila pritet të promovohet së shpejti, dhe ku bizneset nga e gjithë diasporë në formë elektronike do të mund të lidhen për projekte dhe bashkëpunime të frytshme në të ardhmen.
Këtij takimi iu bashkua edhe Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani, për të diskutuar po ashtu mundësitë e bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta nga të dy organizatat në Kosovë dhe Shqipëri.
“Ne tashmë kemi filluar punën në nivelin e ekspertëve për të themeluar Bankën e Diasporës në Kosovë. Besojmë që së shpejti do të kemi edhe rezultate konkrete”, tha Bekim Brestovci, drejtor ekzekutiv i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë.
Kërkesat e bizneseve ishin lehtësimi i barrierave burokratike të trashëguara nga e kaluara të eliminohen, ashtu që Kosova të jetë një vend atraktiv për investime.
“Njerëzit e politikës na janë referuar nga foltoret. Ne kemi nevojë për punë dhe takime të këtilla, kështu që të bashkëpunojmë në forma konkrete, të cilat do të ishin të frytshme për të gjitha palët”, thanë përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve të Gjermanisë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Çka përfitojnë fermerët që përdorin plehrat Feed Nature?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?