LAJMI I FUNDIT:

Gashi akuzon Kurtin se po e fsheh nga opozita statutin e Asociacionit

Gashi akuzon Kurtin se po e fsheh nga opozita statutin e Asociacionit
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se nuk po e i informon deputetët e Kuvendit të Kosovës lidhur me draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gashi ka thënë se shpreson që deri të enjten, para seancës së Kuvendit, do t’ua ofroj deputetëve dokumentet e statutit të Asociacioni.


“Terri vazhdon. Edhe kur kryeministri publikisht e pranon statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, ne dhe populli jemi ende në terr”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se “dikur, bashkë kishim nxjerrë një rezolutë në Kuvendin e Kosovës, ku specifikohet qartë se Qeveria duhet të raportoj para dhe pas çdo raundi të bisedimeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mirëpo Qeveria ka vendosur që të mos e respektoj këtë obligim. Qeveria ka vendosur që të na le në terr”.

Scholz: Kurti ka premtuar se do ta bëjë Asociacionin
Lexo po ashtu Scholz: Kurti ka premtuar se do ta bëjë Asociacionin

“Sipas deklarimeve të deputetëve në pushtet, konstatojmë se ata i kanë parë dokumentet lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Pra, vetëm ne si opozitarë dhe populli nuk i kemi parë këto dokumente për këtë temë”, ka thënë Gashi.

Më tej ai ka shkruar se “më 03.11.2023 (ditën e premte), do të mbahet seanca raportuese e kryeministrit lidhur me pranimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. E, sot, në cilësinë e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, iu kam dërguar krerëve të pushtetit një kërkesë për qasje në dokumente zyrtare, përkatësisht për dokumentet e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, të cilin kryeministri tashmë veç e ka pranuar edhe publikisht”.

“Le të shpresojmë se ky pushtet do ta respektoj të drejtën e deputetëve, dhe më së largu deri të enjten, pra një ditë para seancës raportuese të kryeministrit për këtë temë, të na ofroj dokumentet e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori