LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Adullah Hoti me Vjosa Osmanin kanë probleme personale

Gashi: Adullah Hoti me Vjosa Osmanin kanë probleme personale

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi thotë se shumë deputetë të koalicionit kanë qenë të prekur me COVID-19, andaj sipas tij është vonuar Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Gashi në “Debat Plus” ka komentuar edhe akuzat që Vjosa Osmani i ka bërë në adresë të Avdullah Hotit në intervistën e saj për Telegrafin.

Ai ka thënë se Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti i kanë tri probleme mes vete.

“Problemi i parë është problem personal. Kanë njëfarë mos durimi mes vete. Avdullahi nuk e shpreh këtë mosdurim ndërsa Vjosa e shpreh hapur. E dyta, kanë një mos komunikim publik pasi zonja Osmani mendon se ajo ka qenë e duhura për kryeministre pasi ka qenë bartëse e listës…E treta është mungesa e komunikimit kushtetues”, ka deklaruar Gashi në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Gashi thotë se ai vet i ka kërkuar Osmanit pesë herë që ta votojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike ndërsa sipas tij herën e gjashtë, Osmani i ka thënë që votën të vjen e ta kërkojë vet Hoti.

Osmani: Qeveria sillet me arrogancë, me Hotin nuk jam takuar asnjëherë - po fshihet prapa një buzëqeshje cinike
Lexo po ashtu Osmani: Qeveria sillet me arrogancë, me Hotin nuk jam takuar asnjëherë - po fshihet prapa një buzëqeshje cinike

“Hoti meqë ishte në Kuvend i thashë unë me shaka: Kryeministër Vjosa po kërkon që ti duhet t’ia kërkosh nënshkrimin. Ai duke qeshur më tha: Po mor, që unë po e kërkoj nënshkrimin”.

Gashi thotë se Osmani nuk e nënshkroi dokumentin, por më pas e votoi Projektligjin në fjalë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori