LAJMI I FUNDIT:

Garrincha kishte një këmbë më të shkurtër, por kjo nuk e pengoi të bëhet kampion bote: Nga “Zot i futbollit” deri tek vdekja në mjerim

Garrincha kishte një këmbë më të shkurtër, por kjo nuk e pengoi të bëhet kampion bote: Nga “Zot i futbollit” deri tek vdekja në mjerim

Pikërisht 35 vjet më parë vdiq një nga lojtarët më të mirë në botë, Manuel Francisco dos Santos, karriera e të cilit edhe pse zgjati shumë pak, bëri një vend në historinë e pavdekshme të futbollit.

I lindur më 28 tetor 1933 në Magelli, një qytet afër Rio de Janieros, jetoi në një familje të klasës punëtore dhe nuk pajtohej me babanë, i cili, në vend të argëtimit me fëmijët, u bë “shok” me alkoolin.


Mane ka lindur me një deformitet kurrizor, ndërsa kishte një këmbë më të shkurtër për gjashtë centimetra. Kur të gjithë menduan se do të jetë një prej shikuesve të shumtë të futbollit, “shkurtabiqi” i neveritshëm u bë një prej “diblerëve” më të mëdhenj të historisë së kësaj loje, ku morri duartrokitje frenetike edhe nga kundërshtarët.

“Djali ka një shpinë të deformuar dhe çekuilibër të legenit. Këmbën e majtë e ka më të shkurtër për gjashtë centimetra, gjurin e djathtë e ka të nxjerrë. E gjithë kjo edhe nga kequshqyerja. Të gjitha kushtet po i plotëson që në të ardhmen të pësoj paralizë infantile. Është e nevojshme të operohet disa herë. Tani për tani, unë iu rekomandoj të mos kryen ndonjë aktivitet fizik”, i kishte rekomanduar një mjek brazilian nënës së futbollistit të ndjerë.

“Jetonim në varfëri, ku si fëmijë kishte ditë që nuk kisha as me çka të ushqehem, por dëshira, dashuria dhe sakrifica për futbollin ishte më e fortë se gjithçka”, kishte thënë Garrincha.

Këtë nofkë ia kishte dhënë motra Rosa, e cila e donte më shumë se të tjerët ndërsa Garrincha, do të thotë, zog-grindavec, e cila gjë i përshtatej temperamentit të tij.

Në vend që të paralizohej, Garrincha fitoi krahë dhe talenti i tij u dëgjua në qytet dhe menjëherë ra në syrin e menaxherëve të futbollit.

Edhe pse talenti i tij u zbulua herët, ai filloi të luante futboll profesionit vetëm në moshën 20-vjeçare duke u bërë lojtar i Botafogos, me të cilin ekip në kontratën e parë në vitin 1953. Ai ishte tashmë i martuar dhe kishte një fëmijë.

Në takimin e parë, ai ishte më meritori që ekipi rezervë triumfoi me rezultat 5:0 ndërsa në ndeshjen e parë zyrtare shënoi “het-trick”.

Megjithatë, në ato vite përjetoi një humbje të hidhur nga Uruguai në Kupën e Botës në vitin 1950, dhe katër vjet më vonë nuk kishte vend për individualitetin e Garrinchas.

Ai u bë legjendë vetëm në Kampionatin Botëror të vitit 1958. Në ndeshjen kundër Bashkimit Sovjetik, debutoi edhe Pele, dhe bashkëveprimet e tyre në këtë ndeshje u komentua nga gazetarët si “tri minutat më të mira të të gjitha kohërave të futbollit”.

Brazili pastaj u bë kampion i botës, ashtu sikurse në kampionatin e ardhshëm në Kili në vitin 1962 dhe pas lëndimit të Peles, ai u bë kampion i kampionëve. Ai tundte rrjetat e kundërshtarëve, asistonte, humbte penalltitë dhe përjashtohej me karton të kuq.

Ai luajti 60 ndeshje për ekipin kombëtar brazilian ndërsa me fanellën e Brazilit humbi vetëm një ndeshje – Hungaria triumfoi në vitin 1966 me rezultat 3-1.

“Garrincha ishte një lojtar i pabesueshëm, një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Ai ka manovruar me topin si askush tjetër, nëse do të kishte qenë për mua, unë kurrë nuk do t’i kisha fituar tre kampionate botërore”, tha Pele.

Megjithatë, karriera e begatshme prej futbollisti ishte e jetëshkurtër. Ai zgjodhi anën “e keqe” të famës.

Braziliani tha se humbi virgjërinë me dhinë dhe pasi përfundoi një karrierë fantastike, u zhyt në botën e alkoolit. Gjithashtu përveç futbollit, pëlqente edhe femrat, ku raportohet se ishte babai i të paktën katërmbëdhjetë fëmijëve.

Ai vdiq në mjerim në moshën 49 vjeçare, si një hero i harruar, i dhënë pas alkoolit dhe varfërisë.

Në funeralin e tij në Rio morën pjesë mijëra miq dhe tifozë të futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori