LAJMI I FUNDIT:

Garrett: Përgjegjësia për përgjimet, pasaportë për daljen nga kriza

Garrett: Përgjegjësia për përgjimet, pasaportë për daljen nga kriza

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni ka thënë se dalja nga kriza e në Maqedoni garantohet vetëm atëherë kur politikanët dhe ata që kanë përgjuar të marrin përgjegjësinë e merituar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Bisedimet janë duke u zhvilluar në një temë interesante dhe deri tani është duke u biseduar për zgjedhjet. Përgjegjësia e partive politike në Maqedoni është të vendosin sa më mirë do të organizohen zgjedhjet në Maqedoni, në interes të qytetarëve. Qëndrimi im për të zgjidhur krizën në Maqedoni është se aktorët që kanë organizuar përgjimet të marrin përgjegjësinë e ”merituar”. Ky është hapi i parë sipas meje.” tha mes tjerash Charles Edmund Garrett, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoni./Telegrafi/