LAJMI I FUNDIT:

Garë e nxehtë për Ministrinë e Shëndetësisë, të gjitha partitë e duan këtë vend

Garë e nxehtë për Ministrinë e Shëndetësisë, të gjitha partitë e duan këtë vend

Deri në fund të javës me siguri do të dihet se kush do ta udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë. Këtë për Nova TV e konfirmoi kryeministri, Zoran Zaev i cili theksoi se negociatat janë shtyrë për shkak udhëtimeve të tij zyrtare.

“Akoma nuk kemi biseduar për shkak udhëtimeve të mia. Por, besoj se deri në fund të javës do të bisedojmë me partnerët e koalicionit”, tha Zaev.


Kryetari i Aleancës së Shqiptarëve Ziadin Sela tha se presin ftesë nga kryeministri që të ulën të bisedojnë. Ai është i vendosur se do ta kërkojnë Ministrinë e Shëndetësiusël dhe nuk do të pranojnë ndryshim në lidhje me marrëveshjen paraprake.

Në rrethet politike dhe shëndetësore tashmë po kalkulohet për disa emra, por nuk ka konfirmim se cili prej tyre është trashëgimtar i mundshëm i Taravarit. Janë të dukshme pretendimet serioze të koalicioneve partnere për këtë drejtim, por edhe funksion i vështirë dhe përgjegjës. Nga BDI nuk fshehin se kanë dëshirë ta marrin këtë vend atraktiv.

Ministria e Shëndetësisë akoma nuk ka ministër të Shëndetësisë edhe pse zgjedhjet përfunduan. Arben Taravari javën e kaluar e mori funksionin e kryetarit të Komunës dhe gjatë kohës së fushatës nuk mundi t’i kryej obligimet e punës edhe pse orët e mëngjesit ka shkuar në punë për pak në Ministrinë e Shëndetësisë./Telegrafi/