Garda Revolucionare e Iranit ka kërcënuar se do ta "zgjerojë luftën përtej rajonit" nëse SHBA-të sulmojnë përsëri Iranin.

Forca ushtarake iraniane tha se po i përgjigjej kërcënimeve nga "armiku amerikano-sionist", pasi Donald Trump dhe JD Vance paralajmëruan dje se mund të rifillojnë sulmet ushtarake nëse nuk ka marrëveshje paqeje me qeverinë iraniane.


"Ne ende nuk i kemi vendosur të gjitha kapacitetet e Revolucionit Islamik kundër tyre", tha forca ushtarake në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

"Por tani, nëse agresioni kundër Iranit përsëritet, lufta e premtuar rajonale këtë herë do të shtrihet përtej rajonit, dhe goditjet tona shkatërruese në vende që nuk i prisni do t'ju çojnë në shkatërrim të plotë", thanë ndër tjera.

Irani më parë ishte hakmarrë kundër fushatës ushtarake SHBA-Izrael duke sulmuar vendet fqinje. /Telegrafi/