Giallosossët mbrëmë ruajtën serinë e qind për qindtë të fitoreve duke mposhtur Chievon me rezultat 1-0, që ishte fitorja e dhjetë radhazi e sezonit, nga po aq ndeshje.

“Njerëzit thonë se janë magjistarët që na ndihmojnë neve? Unë i kam të gjithë magjistarët këtu, që nga portieri deri te kapiteni”.


“Unë kam një listë magjike dhe të enjten ne pamë fuqinë e kësaj skuadre. Çdokush këtu dëshiron të fitojë dhe të luajë mirë në fushë. Kjo është magjia e vërtetë”, ka thënë trajneri francez. /Telegrafi/

telegrafi sport app