LAJMI I FUNDIT:

Gara të shpejtësisë në autostradë, gjobiten 21 shoferë

Gara të shpejtësisë në autostradë, gjobiten 21 shoferë

Policia, sot ka informuar se 21 shoferëve u janë shqiptuar gjoba, pasi më 28 janar dyshohet se po përgatiteshin të mbanin gara të shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lidhur me rastin, është konfiskuar një automjet, sepse nuk ka pasur regjistrim.


“Me datën 28.01.2023, Policia e Kosovës ka pranuar informatë se në autostradën “Ibrahim Rugova” ka një numër të automjeteve të cilat dyshohet se po përgatiteshin të mbanin gara shpejtësie. Policia me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të rrezikimit të pjesëmarrësve në trafik ka ndërmarr veprime të menjëhershme ku ka arritur të identifikoj një numër të personave dhe automjeteve me ç’rast ndaj 21 shoferëve janë shqiptuar gjoba sipas ligjit për rregullat e trafikut dhe 1 automjet është konfiskuar pasi që i njëjti nuk ka poseduar regjistrim.”, është bërë e ditur në njoftim.

Policia e Kosovës ka njoftuar të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut përfshirë edhe organizimin e garave jashtë rregullave ligjore, do të ndërmarrë masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori