Gara politike në zgjedhjet e qershorit, a kanë gjasa partitë e reja ta kalojnë pragun?

Të gjitha partitë politike të regjistruara në Kosovë, janë të obliguara që në një afat prej 7 ditësh, pra nga 1 maji deri më 7 maj, të njoftojnë KQZ-në, për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Ky obligim vlen vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë të regjistruara si parti politike në Kosovë, pra jo edhe për subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje si nisma qytetare apo kandidatë të pavarur.
Gjithashtu, partitë duhet të informojnë KQZ-në brenda afatit të përcaktuar nëse planifikojnë të garojnë në kuadër të ndonjë koalicioni.
Sipas KQZ-së, koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike dhe sipas ligjit, partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jete certifikuar derisa rezultati i zgjedhjeve të certifikohet nga ana e KQZ.
Por si pritet të jetë gara politike mes partive, pritet të shihet.
“Mendoj që rezultati do të jetë pak a shumë i njëjtë, marrë parasysh që kemi dalë pas një procesi zgjedhor vetëm tash e katër muaj dhe nga certifikimi nuk kemi më shumë se dy muaj. Gjasat që të ndodhë një përmbysje i shoh minimale dhe shoh një rezultat zgjedhor që do të ketë pak a shumë rezultatin e njëjtë. Nëse nuk do të bashkëpunojnë me ndonjë prej partive politike, gjasat që ato të kalojnë pragun do të jenë minimale. Duke marrë parasysh faktin se partitë e mëdha të konsoliduara kanë shtrirjen e tyre në terren dhe afati për të bërë një fushatë të mirë është i shkurtër”, ka thënë Fatime Hajdari, analiste politike
Subjektet e reja politike qe duan të jenë pjesë e këtyre zgjedhje, afati për certifikim është nga data 2 deri me 10 maj. Kurse dorëzimi i listës së kandidateve deri me 12 maj.
Ndryshe, zgjedhjet të caktuara për 7 qershor 2026, pritet t’i kushtojnë vendit mbi 10 milionë euro./RTK
















































