Konferenca Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi do të sjellë risi të jashtëzakonshme nga fusha e sigurisë online dhe privatësisë. Me 2 Shkurt vjen një mundësi e rrallë dhe unikate për Kosovën dhe Rajonin. Punëtoria “The Day When Hacking is Legal” sjellë në Prishtinë hulumtuesit më të njohur të Kosovës dhe Botës në sfiden e madhe për të gjetur çdo dobësi në uebfaqet tuaja.
Krahas ekspertëve më të njohur botërorë, edhe të rinjtë kosovarë që llogarisin që kanë talent në këtë fushë e kanë rastin që të shohin nga afër punën që do të bëjnë hulumtuesit e njohur botëror dhe të bashkëpunojnë me ta për disa orë në ditën e parë të Konferencës me 2 Shkurt. Kjo garë sivjet e ruan origjinalitetin e saj por është pasuruar me ide të reja, zhvillime shumë interesante që do ti përjetojnë vetëm ata që do të kenë fatin të jenë pjesë e kësaj sfide tetë orëshe.
Një ndër risitë e saj është nxitja e konkurencës mes universiteteve të ndryshme në vend, publike dhe private. Për herë të parë studentë të shkencave kompjuterike nga disa universitete të Kosovës garojnë mes vete për të parë se kush nga ta do të jetë më i miri. Përzgjedhja e studentëve tashmë ka nisur, dhe e gjithë kjo po bëhet përmes punëtorive që po mbahen me këta studentë. Në çdo punëtori nga shumë studentë të këtij drejtimi që kanë interes t’a sfidojnë vetën në fushën e sigurisë, po përzgjidhen më të mirët dhe po krijohen grupet përfaqësuese, që do të jenë pjesë garës kryesore me 2 Shkurt kur zhvillohet aktiviteti “The Day When Hacking is Legal”.
Këtë kohë partneri organizativ i Konferencës Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi “FindBug”, ka mbajtur për herë të parë në Kosovë garën e mirënjohur XSS, një garë që në shumë vende të Botës, ku fusha e teknologjisë informative ka përparuar tërheqë shumë hakerë. Tashmë kjo garë është përmbyllur dhe fituesi i saj është hakeri, Lucas Philippe nga Spanja. Edhe Philippe vjen për herë të parë në Kosovë dhe do të jetë pjesë e sfidës së përbashkët “The Day When Hacking is Legal”. Padyshim që për të rinjtë kosovarë që kanë studiuar shkenca kompjuterike dhe kanë pasion fushën e sigurisë kibernetike ky është një rast i jashtëzakonshëm, për të njohur nga afër dhe për të punuar për gjatë gjithë ditës më ekpertë me renome ndërkombëtare.
Nëse doni të dini mbi përdorimin praktikave më të mira për sigurinë tuaj online atëherë punëtoria “The Day When Hacking is Legal”, është mundësia më unikate që keni provuar deri më tash.
“Dita kur hakimi është legal” sot e tri vite ka identifikuar mbi 100 hulumtues të sigurisë, të cilët përveç përvojes intersante që kanë zhvilluar, kanë përfituar edhe të mira materiale dhe e gjithë kjo u ka shërbyer edhe në karrierë si referencë mbi angazhimet e tyre aktuale.
Për të qenë pjesë e kësaj punëtorie dhe sfidave që do të dalin në pah për gjatë saj, ne tashmë e kemi hapur aplikimin për hulumutues të sigurisë ne email adresen info@findbug.co
Mbështetësi kryesor i edicionit të tretë të kësaj punëtorie është FindBUG.co. Ajo cfarë e bën edhe më të vecantë këtë vit aktivititetin “Dita kur hakimi është legal”, është se raportimi do të bëhet në kohë reale ndërsa vlerësimi për hir të transparencës do jetë live.
BËHU pjesë e sfidës më të madhe të sigurisë online në Kosovë “The Day When Hacking is Legal” dhe mëso për teknikat më të reja që zbulojnë dobësitë e uebfaqeve në internet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin detaje të reja rreth iPhone “të qelqtë”

Android 16 është dukshëm më i sigurt dhe rezistues ndaj mashtrimeve

Zbulohet se si e përdorin ChatGPT gjeneratat e ndryshme

DJI Mavic 4 Pro – kamera edhe më të mira dhe rreze veprimi më e madhe

Google Messages bëhet me një opsion të dobishëm

E përdorni ChatGPT, shtatë gjërat që kurrë nuk duhet t’ia zbuloni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

“Duart tuaja janë të përgjakura” – pankartë e fuqishme kundër Serbisë gjatë performancës së artistit serb në 'Eurovision 2025'

Veprim skandaloz nga Espanyoli: Lëshon ujin në fushë ndërsa lojtarët e Barcelonës ishin duke festuar titullin

Lista e fituesve të La Ligas: Të gjithë kampionët nga fillimi - shihet dominim i Barcelonës këtë shekull

Trump vlerëson ‘kulturën e pabesueshme’ të Islamit teksa zbath këpucët dhe bën një vizitë të rrallë presidenciale në një xhami në Abu Dhabi

KFOR-i tregon pse i hapi tri rrugë ilegale në veri - Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e tyre

Tifozët e Espanyolit largohen nga stadiumi dhe bëjnë thirrje që ndeshja e Barcelonës të anulohet pas një incidenti të madh jashtë stadiumit