Gara Automobilistike e ZYM-it përmbyllet me sukses

Në këtë garë morën pjesë përafërsisht 30 garues nga Kosova dhe Shqipëria të cilët si gjithnjë ofruan spektaklin më të bukur të mundshëm për spektatorët e kësaj gare.
Në kategorinë e parë dominoi garuesi nga A.K. Genc Daka, Ismail Smani, në kategorinë e dytë Alban Berisha nga A.K. Drini, në kategorinë e tretë vendin e parë e zuri Valdet Kaqandolli nga A.K. PRT, në kategorinë e katërt dominoi Kampioni i shumëfishtë Shkëlzen Lajqi, në kategorinë e pestë Blerand Hasanaj dhe në kategorinë e gjashtë Xhemshit Hasani.
Gara e radhës do të mbahet në Krujë pas dy jave ku pritet të marrin pjesë edhe garues nga Rajoni pasi që do të jetë garë me karakter ndërkombëtar.

Nga
Telegrafi
15/09/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































