Instituti për studime GAP në raportin “Buxheti 2018 dhe rekomandimet e Komisionit Evropian”, i cili analizon rekomandimet e Komisionit Evropian për Kosovën karshi ndarjeve buxhetore për vitin 2018, rekomandon numër më të vogël të ministrive.
Sipas GAP të gjeturat e raportit tregojnë se ka pasur rritje të buxhetit për disa institucione për të cilat ka rekomanduar Këshilli i Evropës, mirëpo kjo rritje mbetet e pamjaftueshme. Rritja e numrit të ministrive dhe fragmentimi i institucioneve të pavarura ka ndikuar në rritjen e shpenzimet rrjedhëse buxhetore dhe njëkohësisht ka penguar kohezionin në vendimmarrje.
Institutit GAP vlerëson se në mënyrë që Qeveria e Kosovës të funksionojë në mënyrë optimale dhe të shmang problemin e shpërndarjes së kompetencave nëpër ministri të ndryshme, do të duhej të ulte numrin e ministrive nga 21 në 13.
“Sipas përllogaritjeve tona, nga kjo ulje e numrit të ministrive, vetëm nga shpenzimet e pagave, telefonisë mobile dhe drekave, buxhetit të Kosovës do t’i kurseheshin rreth 3.2 milionë euro në vit apo 12.9 milionë euro për një mandat qeverisës prej katër vitesh”, thuhet në raportin e GAP-it.
Buxheti për rend dhe siguri publike është rritur krahasuar me vitin e kaluar, mirëpo duhet buxhet i shtuar për trajnim të prokurorëve dhe gjyqtarëve, financim të strategjisë kundër-korrupsion dhe në përgjithësi rritjen e kapaciteteve për luftën ndaj korrupsionit.
Sa i përket zhvillimit të tregut dhe arsimit, shpenzimet në arsim dhe hulumtime mbesin ndër më të ulëtat në rajon.
Ka pasur një rritje të buxhetit tek institucionet që merren më zhvillimin e tregut në kuadër të MTI-së, mirëpo buxheti për disa nga këto institucione mbetet i pamjaftueshëm. Në anën tjetër, shqetësuese mbetet funksionimi i ZRRE-së për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm.
Gjithashtu, përkundër rritjes së buxhetit të Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ende nuk është themeluar fondi për efiçience të energjisë.
Me gjithë rritjen e buxhetit për Ministrinë e Shëndetësisë, ndarja e buxhetit për këtë sektor është e pamjaftueshme.
Rreth 40 për qind e shpenzimeve në shëndetësi paguhen nga xhepat e qytetarëve dhe kjo është rreth dyfishi i përqindjes së shpenzimeve të qytetarëve në Bashkimit Evropian. Edhe sa i përket çështjeve sociale, për shkak të rregullimit të dobët ligjor, financimi i shërbimeve sociale nga komunat është i ulët. Sa i përket çështjeve mjedisore, ka pasur një ngritje të buxhetit, mirëpo MMPH nuk i është përgjigjur Institutit GAP nëse ky buxhet është i mjaftueshëm.
Probleme të financimit ka edhe në fushën e medieve dhe statistikave. Ashtu sikurse vitet e kaluar, ende nuk është siguruar një formë e qëndrueshme e financimit për RTK-në, ndërsa mungesë e buxhetit është cilësuar të ketë edhe KPM dhe ASK. /KP /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Si t’i japim vlerë partneritetit në biznes?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes