LAJMI I FUNDIT:

Gani Dreshaj: E porosis Arben Gashin që të zgjedhë fjalë më të pjekura në Kuvend

Gani Dreshaj: E porosis Arben Gashin që të zgjedhë fjalë më të pjekura në Kuvend

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot pasdite për të votuar kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Por gjatë votimit ka ndodhur një incident mes të kryesuesit të seancës së Kuvendit, Xhavit Halitit dhe deputetit të LDK-së, Arben Gashit.


Në këtë mes kishte hyrë edhe deputeti i AAK-së Gani Dreshaj.

Dreshaj ka sqaruar veprimet e tij në Kuvendin e Kosovës kur për pak u përfshi në konfliktin në mes të nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti dhe deputetit të LDK-së Arben Gashi.

Thotë se deputeti i LDK-së duhet të ketë kujdes me fjalorin, e në veçanti kur ka të bëjë me deputet më të moshuar, si rasti i Xhavit Halitit.

“E porosis Arben Gashin që të zgjedhë fjalë më të pjekura në Kuvend sepse këto që po i thotë nuk përfaqësojnë kulturën e familjes së tij, të cilën e njoh mirë”, ka thënë Dreashj.

Shkrimi i plotë i Dreshajt në Facebook:

Lexova në media shumë tituj bombastik e skenare të ndryshme të ngjarjes që ndodhi sot në parlament.

Së pari dua të sqaroj se synimi im si deputet nuk ka qenë kurrë, e nuk do të jetë asnjëherë shfaqja e trimërisë e forcës, por përfaqësimi i denjë si i përzgjedhur i popullit.

Në rastin e sotëm në polemikat mes Xhavit Halitit e Arben Gashit qëllimi im nuk ishte që të qëroi hesape me askënd, por i tregova deputetit Gashi se nuk është e hijshme që të nxisë situata të tilla me fjalorin banal që kohëve të fundit po e shfaqë në parlament dhe më pas të nxisë situata të tilla ndaj deputetit që me moshë mund të jetë baba i tij.

Veprimi im nuk ishte për të mborjtur shokun tim të kahmotshëm, Xhavit Halitin, sepse në të njëjtën situatë do të veproja ndaj secilit deputet tjetër në këtë moshë, të çfardo partie qoftë.

E porosis Arben Gashin që të zgjedhë fjalë më të pjekura në kuvend sepse këto që po i thotë nuk përfaqësojnë kulturën e familjes së tij, të cilën e njoh mirë.

Kërkoj falje nëse dikush mund të jetë ndier keq për këto situata, por qëllimi nuk ka qenë, nuk është e nuk do të jetë kurrë për nxitje të dhunës në parlament.

Sinqerisht, Gani Dreshaj .

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori