LAJMI I FUNDIT:

Galtier tregon se sa do të jenë gjatë Mbappe e Ramos pas lëndimeve të pësuara

Galtier tregon se sa do të jenë gjatë Mbappe e Ramos pas lëndimeve të pësuara

Paris Saint Germain është rikthyer te fitoret në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Kryeqytetasit francez kanë triumfuar në udhëtim te Montpellier me rezultat 1-3, ku Fabian Ruiz, Leo Messi dhe Zaire-Emery realizuan golat.


Por qysh në pjesën e parë trajneri i PSG-së, Christophe Galtier u detyrua të largoj nga ndeshja dy yjet e skuadrës Kylian Mbappe e Sergio Ramos.

Si francezi ashtu edhe spanjolli pësuan lëndime dhe trajneri francez ka folur për lëndimet e tyre.

“Sergio Ramos preferoi të largohej dhe të mos rrezikonte për shkak të shqetësimit që ndjeu në aduktorin e tij”, tha Galtier në konferencë shtypi.

“Sa i përket Kylian, ka pasur një sfidë pas një driblimi, ai ka marrë një goditje në gju, pas gjurit, pra në gju dhe në muskul. A është një mavijosje, një hematomë? Nuk e dimë ende se sa do të jetë jashtë”.

“Por gjithashtu kur shikoni rrjedhën e ndeshjeve, padyshim që ai nuk mund të rrezikojë, sepse ne kemi një orar shumë të ngjeshur. Por me sa duket, nuk duket të jetë shumë serioze për asnjërin nga lojtarët”, deklaroi trajneri francez.

PSG është lider në Ligue 1 me 51 pikë, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt Marseille. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori