LAJMI I FUNDIT:

Gallagher ndërpret koncertin për shkak të infeksionit në rrugët e frymëmarrjes

Gallagher ndërpret koncertin për shkak të infeksionit në rrugët e frymëmarrjes
(Foto: Getty Images)

Liam Gallagher është detyruar ta ndërpresë një koncert si pasojë e problemeve me frymëmarrje në skenë.

Këngëtari e ndërpreu koncertin në Lollapalooza Santiago në Kili, për shkak se një infeksion i rrugëve të frymëmarrjes nuk e kishte lejuar të këndonte si duhej.


Përfaqësuesi i tij ka bërë një publikim në rrjetet sociale për t’u kërkuar falje fansave dhe për t’i siguruar se do të caktohet një datë tjetër për mbajtjen e koncertit.

“Liam ishte diagnostikuar me një infeksion në sinuse, vesh dhe hundë, pas një koncerti në Evropë, disa javë më parë që ka çuar në infeksionin e rrugëve të frymëmarrjes”.

“Ai ka vazhduar të këndojë dhe ta tejkalojë problemin, mirëpo fatkeqësisht e kishte të vështirë të merrte frymë në skenë dhe nuk mund ta vazhdonte koncertin”.

(Foto: Getty Images)

“Liam është shumë i zhgënjyer dhe i hidhëruar që nuk mund ta përfundonte koncertin dhe dëshiron t’u kërkojë falje të gjithëve që erdhën për ta parë. Ai premton se do ta ricaktojë një koncert në Santiago sa më shpejt që është e mundur”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Zëri im është krejtësisht i dërrmuar. Nuk do të qëndroj këtu duke bërtitur me këtë zë të tmerrshëm. Më vjen keq nuk mund t’i këndoj notat”, citohet t’u ketë thënë Gallagher fansave para se të largohej nga skena.

(Foto: Getty Images)

Siç transmeton The Sun, fansat kishin nisur të fishkëllenin pas njoftimit se nuk do të ndërpritej koncerti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori