LAJMI I FUNDIT:

Galeria Shopping Mall dhuron 100 pako ushqimore për familjet në nevojë

Galeria Shopping Mall dhuron 100 pako ushqimore për familjet në nevojë

Për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe Festës së Fitër Bajramit, që simbolizonë solidaritetin, mirëqenien dhe kujdesin në mes të shoqërisë, qendra tregtare GALERIA Shopping Mall në Prizren ndanë 100 pako ushqimore për familjet në nevojë.

GALERIA nën asistencën e Kryqit të Kuq dega në Prizren ka përzgjedhur 70 familje në nevojë nga qyteti i Prizrenit dhe 30 familje të dëshmorëve në Krushë të Vogël.

Si pasojë e kushteve të rënda ekonomike dhe situatës së krijuar me pandeminë Covid-19, pakot ushqimore të ndara për këto familje përmbajnë produktet ushqimore dhe produkte bazë higjenike për çdo familje.

Në ditë të vështira si këto kur një pjesë e vendit është duke u përballur me pandeminën e poashtu edhe me kushtet e papërballueshme ekonomike, padyshim se është e mirëpritur secila ndihmë, e cila na bashkon dhe motivon për humanizëm, si edhe njëherë na përkujton rëndësinë e komunitetit aktiv për të gjithë.

Artikull i sponzorizuar