LAJMI I FUNDIT:

Galeria Shopping Mall – ambient i sigurt për vizitorët

Galeria Shopping Mall – ambient i sigurt për vizitorët

Galeria Shopping Mall në Prizren ka filluar aktivitetin e saj që nga 1 qershori i këtij muaji ku edhe ka marrë dhe pa ndërprerje aplikon të gjitha masat e nevojshme që vizitorët e qendrës të jenë sa më të sigurt.

Galeria, si qendra më e re në rajon, po vazhdon ende me masat ndaj virusit Covid-19, ku ka vendosur sinjalistikat dhe mjetet për dezinfektim si tunelet dezinfektues dhe aparatet për dezinfektim të duarve në të gjitha hapësirat e qendrës.

Punonjësit në Galeria Shopping Mall janë të pajisur me maska dhe doreza ku po respektojnë fuqishëm masat e sigurisë.

Gjithashtu, punonjësit në Galeria Shopping Mall çdo ditë kontrollojnë temperaturën disa herë brenda ditës në mënyrë që të sigurohemi të jemi të shëndetshëm dhe korrekt ndaj vizitorëve tonë.

Andaj, kërkojmë që çdo konsumatorë t’i respektojë masat e sigurisë gjatë kohës sa qëndrojnë në qendër. Si dhe bëjmë thirrje që vizitorët të mbajnë maska që mbulojnë pjesën e gojës dhe hundës, dhe të respektohet distanca prej 2 metra.

Galeria Shopping Mall do t’i qëndroj besnik të gjithë vizitorëve duke respektuar të gjitha masat për një ambient sa më të pastër dhe të sigurt.