LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Note 10 mund të lansohet më 7 gusht

Galaxy Note 10 mund të lansohet më 7 gusht

Plani i zbuluar kohët e fundit për Verizon ka zbuluar se Samsung Galaxy Note 10 mund të lansohet në gusht.

Tani, sipas një raporti nga CNET, duket se kemi një datë më specifike për të shpresuar, pasi që në publikim deklarohet se nga burimet e ndryshme flitet se Note 10 mund të lansohet më 7 gusht.

Lansimi në gusht nuk vjen me të vërtetë si një surprizë sepse vitin e kaluar, Note 9 filloi në të njëjtën kohë.

 Megjithatë, 7 gushti gjithashtu do të thotë që telefoni është vetëm disa muaj larg shpalljes zyrtare dhe ne e dimë se ka shumë njerëz që presin me padurim telefonin.

Në aspektin e specifikave dhe veçorive, Note 10 mund të ketë një ekran më të madh se më parë.

Pritet të sjell dizajnin e ekranit si në Galaxy S10 dhe pati spekulime rreth asaj se si telefoni mund të paketoj gjithashtu një konfigurim prej katër kamerave në anën e pasme.

Ne gjithashtu kemi dëgjuar se telefoni mund të ofrohet në të dyja variantet, 4G dhe 5G.

Sa i përket harduerit, ekziston një shans i mirë që do të vazhdojë të mundësohet nga Qualcomm Snapdragon 855, por për variantin Exynos ka disa raporte që pretendojnë se mund të sjell një procesor Exynos paksa të përmirësuar mbi modelin e përdorur në Galaxy S10. /Telegrafi/