LAJMI I FUNDIT:

Gabriel Jesus në radarin e Juventusit, fillojnë besimet mes klubeve

Gabriel Jesus në radarin e Juventusit, fillojnë besimet mes klubeve

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi ku së fundi ka dalë në skenë emri i brazilianit Gabriel Jesus.

Ylli brazilian është mundësia më e madhe për bardhezinjtë në këtë afat kalimtar, pasi 24-vjeçari nuk është më i preferuari i Pepe Guardiolas.


Për një pjesë të madhe të sezonit, spanjolli ka zgjedhur të luajë pa një qendërsulmues në formacion, duke mos përdorur brazilianin.

Në këtë periudhë Juventusi është gati të ndërhyjë, duke shfrytëzuar edhe marrëdhëniet e mira me Manchester Cityn dhe ka nisur kontaktet e para.

Sulmuesi ka kontratë deri në verën e vitit 2023 dhe ky është shansi i fundit për klubin anglez që ta shes me vlerën reale, pasi në verën e ardhshme mund ta humbë për një shifër shumë më të ulët.

Sulmuesi kaloi te City në verën e 2017, ndërsa aktualisht vlerësohet rreth 60 milionë euro.

Në katër sezone me fanellën e klubit anglez ai numëron 195 ndeshje dhe 82 gola të shënuar në të gjithë garat zyrtare. /Telegrafi/