LAJMI I FUNDIT:

Gabimi që ka mundur të hedh në erë nxënësit: CIA harron eksplozivin në autobusin e shkollës që e kishte huazuar për trajnim

Gabimi që ka mundur të hedh në erë nxënësit: CIA harron eksplozivin në autobusin e shkollës që e kishte huazuar për trajnim

Për të paktën dy ditë një autobus i një shkolle në Virginian Veriore, ka transportuar nxënësit me lëndë plasëse të fshehur nën kapakun e motorit.

Eksplozivët ranë befasisht nga një enë, që ishte përdorur nga CIA për një trajnim gjatë javës së kaluar, transmeton Telegrafi.


“Gjatë ushtrimit, lënda plasëse për trajnim ishte lënë pa dashje nga njësia K-9 e CIA-s, në një nga autobusët që janë përdorur gjatë ushtrimit”, ka bërë të ditur CIA në një deklaratë.

Zyrtarë të kësaj agjencie, pretendojnë se eksplozivët ishin “tepër stabil” dhe në asnjë mënyrë nuk e ka vënë në rrezik askënd.

Eksplozivët janë zbuluar të mërkurën gjatë një kontrolli rutinor të mirëmbajtjes.

Këto lëndë plasëse kishin qëndruar për gati një javë në autobus që nga 24 marsi. /Telegrafi/