Gabime të njëpasnjëshme!
Ditë më parë, Qeveria e Kosovës, respektivisht, Ministria e Arsimit, moti vendim për rritjen e pagave të profesorëve dhe asistenteve ne Universitetin e Prishtinës (UP). Gjithashtu, kjo Qeveri i akreditoj thuajse të gjitha universitetet private ne Kosovë dhe rriti numrin e studenteve në UP.
Por, sa të menduara ishin këto veprime të Qeverisë? Ose, a ka mundur Qeveria e Kosovës të veproj ndryshe – të merret një vendim që do të ishte ne të mirë të të gjithëve? Lirisht mund të themi Po. Fillimisht, te ndalemi të rritja e pagesave të profesorëve.
Kosova si ka mundësit buxhetore për një pagesë 1000 euro në muaj - jo për të gjithë. Por, diçka që nuk bëhet për të gjithë është diskriminim. Ketë po e themi duke u bazuar në rrogat tjera që janë në Kosovë, si ato të mësimdhënësve të shkollave të mesme, të punëtoreve administrativë, të mjekëve, policisë, etj.
Pra, në këtë mënyrë, rroga në vlerë prej 1000 eurosh për profesorët universitarë dhe 500 euro për asistentë është e papranueshme, është diskriminuese ndaj te tjerëve të lartpërmendur dhe, çka është më e keqja, është nënvlerësuese për punën e tyre.
Sepse, kohë më parë, respektivisht më datën 1 tetor 2008, MASHT dhe Qeveria e Kosovës bënë një rritje me përqindje të caktuar (varësisht nga shkollimi) për mësimdhënësit dhe pagesa me e lartë ishte rreth 270 euro. Por, MASHT-i largoi nga puna edhe disa punëtorë administrativë dhe mësimdhënës dukë i lënë të pa punë.
Tash, sa i barabartë është 1000 euro me 270 euro? OK, mirë, po i lemë profesorët, por sigurisht çdo mësimdhënës pyetet se çfarë ka më shumë një asistent ne UP sesa ne? Dhe, për këtë arsye (mes shumë të tjerave) ky është diskriminim, sepse edhe MASHT-i edhe Qeveria e Kosovës kanë mundur te veprojnë ndryshe, shume thjesht dhe në favor të të gjithëve.
P.sh.: pagesa për profesor të universitetit të jete rreth 800 euro, ndërsa për të tjerët rreth 400-500 euro. Më ketë do të ishin dakorduar të gjithë. Atëherë, pse nuk ndodhi kjo?
Dhe tash, për t’i mbuluar këto shpenzime të mëdha buxhetore, Qeveria, siç e pamë në vepër, do të fillojë të largojë ndonjë punëtor administrativ, plus ka shtuar ose rritë numrin e studenteve, pra, veprim të cilin e bëri pak kohë me parë.
Tash, sa i plotëson kushtet UP-ja që të rritet numri i studenteve, pikërisht në këtë kohë kur të gjithë pritnin zvogëlimin e tyre, në disa degë universitare të stërmbushura me studentë dhe pa kurrfarë kushtesh për të vijuar mësimet në to?!
Dhe, një gjë tjetër që me ra ne sy gjatë këtij muaji ishte edhe akreditimi i universiteteve private, tashmë kolegje. Pas një vit pritje për akreditimin e universiteteve private në vend, më në fund në muajin shtator arrin të përfundoj ky proces, edhe pse gjatë fazës se akreditimit flitej se vetëm tre universitet do te akreditohen, gjë qe nuk ndodhi.
Sepse u akredituan shumë nga to, si: AAB-RIINVEST, FAMA, UBT, Instituti për Studime të Menaxhmentit Internacional, VICTORY, ILIRIA dhe ditë më parë këtij numri ju shtua edhe Dardania; dhe këto do te akreditohen si Kolegje e jo universitete të sektorit priva, ndërsa numri i studentëve do të jetë 700 për Kolegj.
Por, pse nuk u bë akreditimi i tre Kolegjeve dhe pse në to nuk vijojnë mësimet numër më i madh i studenteve? Po te ndodhte kjo, atëherë në këto Kolegje do të kishte studime me cilësorë. Gjithashtu, këto Kolegje do të ishin shumë më të forta brenda vetes, sepse me një numër prej 700 studenteve do ta kenë shumë me vështirë, sepse të ardhurat janë të vogla karshi shpenzimeve!
Atëherë, a i kanë menduar mirë udhëheqësit tonë këto gjëra, apo kjo ishte e tëra një propagandë politike në fillim dhe gjatë fushatës së zgjedhjeve? Nuk dua të nënvlerësoj punën e deritanishme të MASHT-it, por këto gjëra nuk është dashur te ndodhin në këtë mënyrë.
(Autori është student i gazetarisë)




















































