LAJMI I FUNDIT:

Gaber: Librat shkollorë të historisë dhe gjeografisë në fokusin e Komitetit maqedono-grek në takimin në Dojran

Gaber: Librat shkollorë të historisë dhe gjeografisë në fokusin e Komitetit maqedono-grek në takimin në Dojran

Librat shkollor të historisë dhe gjeografisë për arsimin fillor planifikohet të jenë temë e bisedës në takimin e dytë të Komitetit të përbashkët interdisciplinor të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore, i themeluar në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, e që duhet të mbahet në muajin mars në Dojran.

Shefi i ekipit të Maqedonisë së Veriut, ambasadori Viktor Gaber, për AIM se ky takim i dytë praktikisht do të jetë takimi i parë substancial me rishikimin e librave konkret shkollor, e meqë bëhet fjalë për material voluminoz, kanë vendosur që të fillohet me librat shkollor të historisë dhe gjeografisë për filloristët.


“I japim përparësi shqyrtimit të hartave dhe simboleve të përmendura në këta libra shkollor që krijojnë opinion te të rinjtë, e me këtë duam që ata të kenë një realitet të pranueshëm për fqinjin. Kjo do të thotë se do të shikohet që të ndryshohen ato elemente që të mos prekin në këtë ndjenjë të bashkësisë në kuptimin pozitiv dhe prandaj u përcaktuam për rishikimin e këtyre librave shkollorë”, tha Gaberi.

Ai sqaron se në marrëdhëniet ndërshtetërore, gjithmonë, secila anë ka pozicionet e saj që i përfaqëson, e që janë në interes të kombit, shtetit dhe të sigurisë e zhvillimit të tij. Në këtë drejtim, shprehet, do të tentojmë, e besoj se edhe me palën greke, do të arrijmë deri te rezultatet që të dyja vendeve do t’u ofrojnë një atmosferë të re në marrëdhëniet, sa i përket edukimit të gjeneratave të reja.

Në takimet e radhës do të bisedohet për materialin nga shkollat e mesme që është, siç thekson, shumë më voluminoz, ndërsa analizohen paralelisht edhe programet mësimore për këtë materie, gjegjësisht ana ideologjike dhe filozofike e asaj që do të mësohet si histori dhe gjeografi.

Pritet që takimet në të ardhmen të intensifikohen për shkak të afrimit të afateve të caktuara me Marrëveshjen nga Prespa tashmë nga viti i ardhshëm shkollor të mënjanohen pikat, si dhe hartat dhe ilustrimet kontestuese nga programet mësimore dhe nga librat shkollor.