LAJMI I FUNDIT:

G4shi me koncert fantastik në Paris (Video)

G4shi me koncert fantastik në Paris (Video)

Pas shumë koncerteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po edhe po zhvillon karrierë, reperi ka nis një turne në kontinentin evropian.

Bëhet fjalë për Gashin, i cili ka sjell ditë më parë projektin më të ri muzikor në tregun amerikan.


A post shared by GASHI (@g4shi) on Nov 24, 2017 at 8:21am PST

Këngëtari shihet duke perfmouar para mijëra fansave në kryeqytetin francez të Parisit, ku krijon atmosferë të zjarrtë.

“Më kujtohet koha kur lutesha për këtë .. më në fund po ndodh”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram teksa ka publikuar edhe një video të shkurtër.

Theksojmë se 28-vjeçari është në përfundim e sipër të albumit të titulluar “Stairs 2” ndërsa sot ka publikuar këngën e krijuar nga Ben Billions.

I remember praying for this … its finally happening.

A post shared by GASHI (@g4shi) on Feb 24, 2018 at 4:30pm PST

Larry Gashi do të jetë prezent edhe në një prej festivaleve më të njohura muzikore ndërkombëtare, që do të mbahet në Frauenfeld të Zvicrës.

Ndryshe, reperi ka paralajmëruar edhe këngë të reja që pritet t’i shoqërojë edhe me klipe që do të xhirohen në SHBA. /Telegrafi/

Splashy Gashi ?

A post shared by GASHI (@g4shi) on Feb 22, 2018 at 10:08am PST