G Bani ka pasur një përplasje me Gjestin pasmesnatës në Big Brother VIP Albania 4.

Kjo duket të ketë nisur nga reperi, pasi e akuzoi këngëtarin pejan se ia ka prishur gjumin.


E pas kësaj, ai u zgjua dhe u konfrontua me të duke e ofenduar në fjalë nga më të ndryshmet.

Foto: Screenshot/Instagram

G Bani iu drejtua disa herë Gjestit me fjalët: “Ti nuk ke lidhje me shqiptarët, vetëm shqiptar nuk je. Je i pabesë”.

Artisti nga Kosova u mundua që ta ruante qetësinë dhe t’ia kthente atij në një formë tjetër.

Foto: Screenshot/Instagram

E veç kësaj, G Bani pati përplasje edhe me Gerta Gixharin dhe banoren tjetër Egli Tako.

Një zarf i zi ndodhet në shtëpi për shkak të ngjarjeve të fundit, ndonëse pritet të shihet se çka do të ndodhe dhe se kush do të eliminohet. /Telegrafi/