LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti i mbijetuar i Chapecoenses: Vetëm Perëndia mund ta shpjegojë si kam mbijetuar (Foto)

Futbollisti i mbijetuar i Chapecoenses: Vetëm Perëndia mund ta shpjegojë si kam mbijetuar (Foto)

Futbollisti brazilian Alan Ruschel, njëri nga gjashtë të mbijetuarit e aksidentit ajror në Kolumbi, ku humbën jetën 71 persona dhe pjesa më e madhe e ekipit brazilian të futbollit Chapecoense, në minutën e fundit kishte ndërruar vendin në aeroplan.

27-vjeçari Ruschel, tha se ishte ulur në pjesën e pasme të avionit, por drejtori i klubit Kadu Gaucho i kishte kërkuar për të kaluar përpara për gazetarë.


“Unë nuk doja të ulem aty, por pastaj pashë Jackson Folman dhe ai insistoi që unë të ulem pranë tij”, tha Ruschel në konferencën e tij të parë për shtyp, që nga aksidenti i 28 nëntorit, raporton Reuters, transmeton KosovaPress.

Emocionuese – Futbollisti i Chapecoesnes që i shpëtoi tragjedisë takohet me gruan (Foto)
Lexo po ashtu Emocionuese – Futbollisti i Chapecoesnes që i shpëtoi tragjedisë takohet me gruan (Foto)

“Vetëm Perëndia mund ta shpjegojë si i kam mbijetuar aksidentit. Ai më mbajti dhe më dha një shans të dytë”, vazhdoi futbollisti.

Ruschel duke dalë nga spitali!

Roussel thotë se atij nuk i kujtohet si ndodhi aksidenti dhe kur njerëzit i dëgjon duke folur në lidhje me rrëzimin, e gjitha i duket si një ëndërr dhe një makth.

Ruschel zgjohet nga karroca për të hip në veturë

“Kjo tragjedi na ka mësuar se ne duhet të vazhdojmë të jetojmë dhe të bëjmë mirë për të tjerët”, përfundoi Ruschel.

Mbrojtësi është njëri nga gjashtë të mbietuarit

Në mesin e të mbijetuarve ishte edhe portieri Jackson Folman, i cili ka humbur njërën këmbë./KosovaPress/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori