LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti italian rezulton pozitiv me coronavirus – rrezikohet rikthimi i futbollit

Futbollisti italian rezulton pozitiv me coronavirus – rrezikohet rikthimi i futbollit

Skuadra nga Serie C, Como Calcio ka njoftuar se lojtari i tyre Pierre Bolichini ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Pasi klubi italian u ka bërë të gjithë lojtarëve testet për pandeminë botërore, anëtari i tyre ka rezultuar i infektuar.


Portieri italian kishte simptoma ditë më parë, ndërsa Como Calcio ka njoftuar se ai tashmë është prekur nga coronavirusi.

Dybala vazhdon të mbetet i infektuar me coronavirus
Lexo po ashtu Dybala vazhdon të mbetet i infektuar me coronavirus

21-vjeçari do të qëndrojë në vetëizolim, mirëpo që nga rezultatet e tij pritet që të rishikohen masat në Itali.

Serie A dhe Serie B po përgatiteshin që të riktheheshin sa më shpejtë, mirëpo në rast se ka lojtarë të infektuar, atëherë liga mund të suspendohet.

Juventusi në anën tjetër ka njoftuar se Paulo Dybala ende nuk është shëruar nga virusi e këto natyrisht se janë lajmet të këqija për futbollin italian. /Telegrafi/