Përderisa në shtetet evropiane e botërore, futbollistët dhe në përgjithësi sportistët, trajtohen në mënyrë të veçantë dhe e kanë një moshë të caktuar që dalin në pension, një gjë e tillë nuk ndodhë edhe në Kosovë, ku profesioni i futbollistëve, nuk vlerësohet aspak. Edhe pse një lojtar mund të ketë karrierë mbi 20 vjet, në momentin kur ta përfundon karrierën, nuk ka siguruar asgjë, sepse kontributet ndaj futbollistëve nga shumica e klubeve kosovare nuk paguhen fare dhe kështu pensioni për futbollistët që luajnë e nuk paguajnë kontribute, është i njëjtë me atë të pleqërisë (75 euro). Njëri prej fajtorëve, sipas futbollistit të Drenicës, Sami Geci, janë edhe klubet kosovare që nuk i paguajnë kontributet për lojtarët e tyre.

“Në Kosovë futbollistët shpesh herë i marrin paratë në dorë nga klubet për t’i ikur tatimeve dhe kontributeve dhe kjo është shumë e keqe, pasi nuk sigurojnë stazh të punës, sepse nuk paguajnë kontribute dhe pastaj edhe pensioni mund të jetë i ultë. Tani mund të iu duket që po veprojnë mirë, sepse i marrin paratë, por në fund kur te përfundojnë karrierën mund ta vërejnë”, u shpreh Geci, pwr ‘Sport Plus’, i cili theksoi se kjo çështje duhet të jetë e rregulluar me ligj.
 

telegrafi sport app