Aja Naomi King u bë një nga emrat më të komentuar të mbrëmjes, pas një paraqitjeje shumë provokuese në premierën e filmit “Fatherland”

Në tapetin e kuq të Festivalit të Cannes nuk kanë munguar paraqitjet e guximshme, edhe pse rregullat zyrtare të veshjes kanë synuar të kufizojnë kombinimet tepër provokuese. Megjithatë, edhe sivjet, disa të ftuara kanë arritur të shkaktojnë reagime të mëdha me zgjedhjet e tyre.


Një nga paraqitjet më të komentuara të mbrëmjes ishte ajo e aktores Aja Naomi King, e cila u shfaq në tapetin e kuq para premierës së filmit “Fatherland”.

Aktorja kishte zgjedhur një fustan të gjatë, me një të çarë shumë të lartë, që gjatë ecjes dhe pozimit u zhvendos disa herë, duke zbuluar më shumë nga sa pritej.

Pamja e saj nxiti menjëherë diskutime në rrjetet sociale, ku shumë përdorues nisën të komentonin nëse aktorja kishte veshur fare të brendshme. Sipas raportimeve, ajo kishte veshur të brendshme, por detaji ishte aq minimal dhe larg modelit klasik, saqë krijoi përshtypjen e kundërt, transmeton Telegrafi.

Me këtë paraqitje, Aja Naomi King iu bashkua listës së veshjeve më të guximshme të festivalit, jo vetëm të këtij edicioni, por edhe në një retrospektivë më të gjerë të paraqitjeve provokuese në Cannes.

Në një moment, aktorja pozoi duke zbuluar plotësisht këmbët, ndërsa fustani me të çarë të theksuar e vendosi atë në qendër të vëmendjes së fotografëve dhe publikut.

Në mesin e paraqitjeve të tjera që u komentuan shumë ishte edhe ajo e blogeres Natalie Osman, e cila po ashtu u shfaq në premierë me një kombinim tepër provokues.

/Telegrafi/