Pantallonat prej sateni janë pjesa që vajzat me stil nuk po e heqin nga gardëroba

Të lehta, elegante dhe shumë të rehatshme, pantallonat prej sateni janë kthyer në një nga zgjedhjet më të pëlqyera për ditët e ngrohta dhe kombinimet me stil
Kur bëhet fjalë për bashkimin e rehatisë me elegancën, ndër pjesët e para që na vijnë ndër mend janë ato prej mëndafshi ose sateni të lehtë, qofshin këmisha, pantallona, funde maksi apo fustane.
Në rrjetet sociale, kohët e fundit, një pjesë e këtij materiali po shihet gjithnjë e më shpesh te vajzat që ndjekin dhe krijojnë trende: pantallonat prej sateni.
Pantallonat prej sateni janë nga ato pjesë që sjellin menjëherë ndjesinë e luksit dhe finesës. Duken sikur keni kaluar shumë kohë duke kërkuar në gardërobë kombinimin e përsosur, edhe kur në fakt janë ndër zgjedhjet më të thjeshta për t’u veshur.
Ato mund të kombinohen në mënyra të ndryshme: me një bluzë në të njëjtën nuancë, me një bluzë të thjeshtë pambuku, ose me një këmishë me print të theksuar për pamje më të guximshme, transmeton Telegrafi.

Për ditët e ngrohta, janë veçanërisht praktike, sepse materiali është i lehtë, i ajrosshëm dhe i rehatshëm për t’u mbajtur gjatë gjithë ditës.

Përditshmëria është një nga hapësirat ku këto pantallona funksionojnë më së miri. Mund t’i vishni kur keni punë në qytet, një shëtitje me shoqe, apo një dalje të lehtë për kafe ose drekë.

Por po aq mirë mund të kthehen edhe në një pjesë elegante për mbrëmje ose raste më festive. Mjafton t’i kombinoni me një këmishë, bluzë më të rafinuar dhe sandale me taka.
Kjo është arsyeja pse pantallonat prej sateni po konsiderohen një nga investimet më të mira të sezonit: duken të sofistikuara, janë të lehta për t’u kombinuar dhe i japin çdo veshjeje një pamje më të kuruar.
@marigonakadr styling my satin pants with a lace top and linen trench #outfitideas #springfashion #satinpantsoutfit ♬ original sound - The Devil Wears Prada 2
/Telegrafi/




















































