LAJMI I FUNDIT:

Fusni prekje rustike në banjën moderne

Fusni prekje rustike në banjën moderne

Nëse kërkoni që ta fisnikëroni hapësirën e banjës dhe të fusni frymë sharmante rustike në enterierin modern, mjafton ta zëvendësoni vetëm një element banje dhe në vend të komodinës moderne për lavabo të zgjidhni pllakën nga druri i papërpunuar

Mobilet e drunjta me skaje të papërpunuara tashmë një kohë të gjatë janë trend jashtëzakonisht i popullarizuar në pajisjen e enterierit, ndërsa disenjatorët e gjithë botës na zbulojnë se si këto pjesë druri në mënyrë kreative t’i përshtatim edhe në hapësirën e shtëpisë sonë, transmeton Telegrafi.

Pjesët standarde të mobilieve mundemi t’i zëvendësojmë me ato unike dhe në këtë mënyrë t’i përshtatin edhe në hapësirën e shtëpisë sonë.

Pjesët standarde të mobilieve mund t’i zëvendësoni me ato unike dhe në këtë mënyrë hapësirës t’i jepni vulë të fuqishme, ndërkaq njëra ndër mënyrat më atraktive është komodina e lavabosë nga druri natyral, i cili e transformon pamjen e çdo banje.

Shkon me çdo stil

Lajthitja që elementi i këtillë i banjës mund të përdoret vetëm në baraka apo në shtëpi në të cilat dominon stili rustik, mediteran apo ekzotik, sepse shumë mirë përshtatet edhe në enterierë modernë.

Prapavija neutrale e banjave moderne mundëson që tavolina e drunjtë të theksohet, dhe sharmi i saj t’i sjellë dimension të ri ambientit të mirë.

Elementi unik dhe mbresëlënës i drunjtë me skaje natyrale jo rrallë bëhet pikë fokusimi i i hapësirës dhe mund të ndikojë fuqishëm në stilin e gjithë enterierit.

Si ta zgjidhni pllakën ideale për banjën tuaj

E gjitha që ju është e nevojshme për transformimin e banjës është pllaka e vërtetë, ndërkaq nga enterieri juaj dhe shija juaj varet në çfarë mase druri do të jetë i përpunuar.

Sa më natyral të jetë druri dhe më pak i përpunuar – aq më mirë do të jetë, mirëpo disa banja thjesht kërkojnë dukje më të lëmuar, andaj, pos sipërfaqes së sipërme të pllakës, edhe skajet janë të lëmuara dhe të bëra me llak.

Nëse megjithatë vendosni për dukje sa më natyrale, kjo do t’jua mundësojë që t’i jepni banjës karakter unik dhe do ta bëni hapësirën të jashtëzakonshme.

Kushtoni kujdes zgjedhjes dhe pozicionimit të dritës në mënyrë që të theksoni të gjitha nyjat, plasaritjet dhe rrathët të cilat e bëjnë çdo pllakë shumë unike dhe interesante.

Si ta përshtatni pllakën e drunjtë të komodinës në hapësirën ekzistuese

Pllaka e drunjtë mund të kombinohet me ato ekzistuese të banjës madje dhe nëse janë nga materiali tjetër, por mund të përdoret edhe pavarësisht, përkatësisht pa rafte, sepse ofrojnë mjaft hapësirë për vendosje atë që është e rëndësishme në banja të vogla.

Prandaj, qoftë nëse gjurmoni për mënyrën e shpejtë që ta rirregulloni hapësirën ekzistuese, apo jeni në kërkim të elementit ideal i cili do ta plotësojë banjën tuaj tëre, ky është opsioni, të cilin ia vlen ta merrni në konsideratë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Kalo në kategori