Fushë Kosova, Obiliqi dhe një lagje e Prishtinës edhe sot me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujit “Prishtina” ka bërë të ditur se edhe sot do të ketë reduktime të furnizimit me ujë për Fushë Kosovën, Obiliqin dhe lagjen “Kalabria” të Prishtinës.
Në njoftim bëhet e ditur se reduktime do të ketë nga ora 12:00 deri në 17:00.
“Ju njoftojmë se, po vazhdojnë punimet për sanimin e gypit kryesor furnizues nga KRU Prishtina, dhe si rezultat do të ketë reduktime në furnizimin me ujë nga ora 12:00 deri në 17:00 në këto zona: Fushë Kosovë, Obiliq, Lagjja Kalabria. Ndikime mund të ketë edhe në pjesë të tjera të qytetit të Prishtinës”, thuhet në njoftim.
KRU “Prishtina” thekson se ekipet teknike po punojnë me intensitet të shtuar për sanimin sa më të shpejtë të problemit.
Para dy dite, për shkak të rrëshqitjes së dheut në lokacionin Shkabaj, është dëmtuar gypi kryesor furnizues i ITU Shkabaj. /Telegrafi/



















































