LAJMI I FUNDIT:

Fury ndërhyn gjatë intervistës së Jake Paul dhe shtiret sikur do ta godasë

Fury ndërhyn gjatë intervistës së Jake Paul dhe shtiret sikur do ta godasë
(Foto: Screenshot/Twitter)

Tyson Fury e ka befasuar Jake Paulin duke ndërhyrë gjatë investues së tij dhe ka bërë sikur do ta godasë.

YouTuberi i popullarizuar, i shndërruar në boksier, ka udhëtuar në Londër për të njoftuar lidhur me ricaktimin e datës për meçin e tij me vëllanë e Furyt, Tommy.


Dhe derisa Paul po intervistohej nga JOE, kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda i bëri një vizitë befasuese.

Publikohet videoja ku pretendohet se dueli mes Jake Paul e Anderson Silvas ishte i montuar
Lexo po ashtu Publikohet videoja ku pretendohet se dueli mes Jake Paul e Anderson Silvas ishte i montuar

Amerikani dukej i habitur kur Gypsy King e hapi derën dhe bëri sikur do ta godasë me grusht. Megjithatë, të dy shumë shpejt u përqafuan, edhe pse tifozët janë të bindur se Jake kishte pasur shumë frikë në fillim.


Disa nga komentet në rrjetet sociale ishin si në vijim:

“Mund të shihet qartë frika”.

“Jeta e Jake shkëlqeu para syve të tij”.

“E gjithë jeta e tij i doli përpara”.

“Ai ishte i tronditur”.


Edhe Paul është pajtuar me qëndrimin e tifozëve: “Vërtet mendova se do të më godiste kur hyri brenda”.

Tyson Fury i tregon Jake Paulit se çfarë e pret në duelin me vëllain e tij - stërvitje të 'çmendura'
Lexo po ashtu Tyson Fury i tregon Jake Paulit se çfarë e pret në duelin me vëllain e tij - stërvitje të 'çmendura'

Paul dhe Tommy e kanë ricaktuar për të tretën here duelin e tyre për datën 26 shkurt në Arabinë Saudite, pas në dy rastet e mëparshme është dashur ta anulonin (një herë për shkak të lëndimit dhe herën tjetër për shkak të vizës). /Telegrafi/

@joeuk

@Jake Paul got a surprise from @Tyson Fury mid-interview 😂 #jakepaul #tysonfury

♬ original sound – joe_co_uk

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori