Tyson Fury ka shkuar në zhveshtoren e Tom Schwarz menjëherë pasi e nokautoi, duke e ftuar atë që të stërviten së bashku në Angli.

Boksieri britanik arriti të shënonte fitoren e 28 në karrierën e tij, por edhe që debutoi në Amerikë me fitoren spektakolare ndaj gjermanit.

Fury arriti që ta fitojë ndeshjen pas dy nokauteve në raundin e dytë në përballjen e zhvilluar në mëngjesin e sotëm (e diel) në MGM Grand Garden Arena.

Pas përballjes, ‘Gypsy King’ së bashku me trajnerin e tij, Ben Davison, e kanë vizituar Schwarzin në zhveshtore.

“Pas meçit kam shkuar ta vizitoj Tomin (Schwarz) në zhveshtoren e tij dhe e kam ftuar që të stërvitet me mua në Angli”, ka thënë pas meçit Fury.

Fury vazhdon si i pamposhtur, triumfon me nokaut teknik ndaj Schwarzit pas vetëm dy raundeve Fury vazhdon si i pamposhtur, triumfon me nokaut teknik ndaj Schwarzit pas vetëm dy raundeve

“Faleminderit Amerikë, Zoti qoftë me ju të gjithë! Qëllimi ishte që të kënaqesha duke boksuar dhe ajo gjë ndodhi”, ka vazhduar më tej britaniku në intervistën e tij në BT Sport.

Kjo fitore ndaj gjermanit, do ta motivojë edhe më shumë Furyn që do të ripërballet me Deontay Wilderin në fillim të vitit 2020. /Telegrafi/