LAJMI I FUNDIT:

Fundoset gomonja, katër fëmijë migrantë mbyten në brigjet e Greqisë

Fundoset gomonja, katër fëmijë migrantë mbyten në brigjet e Greqisë

Ministri i Migracionit i Greqisë tha se katër fëmijë kanë vdekur, pasi një gomone që transportonte migrantë nga brigjet e Turqisë, u fundos të martën pranë ishullit lindor grek, Kios.

Notis Mitarachi tha se 22 persona janë nxjerrë të gjallë dhe se së paku një migrant është ende i zhdukur.


“Me gjithë përpjekjet më të mira të rojës bregdetare, katër fëmijë – të gjithë nga mosha 3 deri në 14 vjeç – konfirmohen të vdekur”, shkroi Mitarachi në një postim në Twitter.

Ai e akuzoi Turqinë për mosrespektim të një marrëveshjeje të vitit 2016 me Bashkimin Evropian.

“Autoritetet turke duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar shfrytëzimet nga bandat kriminale. Këto udhëtime nuk duhet të lejohen kurrë të ndodhin”, tha Mitarachi.

Turqia strehon numrin më të madh të refugjatëve në botë – rreth 4 milionë – dhe thotë se BE-ja është e ngadalshme në përmbushjen e premtimeve për mbështetje financiare.

Migrantët dhe refugjatët që përpiqen të arrijnë në vendet e BE-së janë kryesisht të ikur nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Jugore. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori