LAJMI I FUNDIT:

Fundi i Shtetit Islam është fillimi i gjakderdhjeve tjera: Në prag të 10 luftërave të reja, ku mund të ballafaqohen SHBA-të dhe Turqia!

Fundi i Shtetit Islam është fillimi i gjakderdhjeve tjera: Në prag të 10 luftërave të reja, ku mund të ballafaqohen SHBA-të dhe Turqia!

Kufijtë e Shtetit Islam (ISIS) po zvogëlohen e bastionet e tyre në Irak dhe Siri po bien njëri pas tjetrit. Pyetja që shtrohet tash është: çfarë vjen pas. Ndërsa, përgjigja momentale është: luftërat tjera!

Në këto momente, po zihen konfliktet e reja për territoret që i kontrollonte ISIS-i. Washington Post paralajmëron për një listë të 10 luftëra që mund të zgjasin edhe jetën e Shtetit Islam, e edhe të vuajtjeve në Lindjen e Mesme, transmeton Telegrafi.


Lufta nr. 1: Kurdët në Siri kundër arabëve

Kjo është një nga luftërat tashmë të nisura e ndër më të komplikuarat. Turqia, e cila në territorin e saj lufton kundër kurdëve separatistë, po vëzhgon nga afër se çfarë po bëjnë kurdët në Siri të cilët e kanë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të marrë kontrollin e pjesës verilindore të Sirisë. Kryengritësit arabë në Siri, nga ana tjetër, mbështeten nga Turqia dhe kundërshtojnë zgjerimin e kurdëve në rajonet arabe. Kur Turqia dy javë më parë ka ndërhyrë në Siri për të ndihmuar kryengritësit sirianë që të marrin territoret e Shtetit Islam, ishte e qartë se – përveç Shtetit Islam – në cak ishin edhe kurdët. Përleshjet kanë filluar tashmë, edhe pse Shtetet e Bashkuara nga të dy palët kanë kërkuar armëpushim.

Lufta nr. 2: Turqia kundër kurdëve të Sirisë

Kjo është e ngjashme me luftën numër një, por shumë më e madhe. Deri tani Turqia ka kufizuar “sulmet” e saj në Siri, në zonat e mbajtura nga Shteti Islamik, e që janë kryesisht nën kontrollin arab. Megjithatë, Turqia është e shqetësuar se përgjatë kufirit, në lindje, po formohet një para-shtet kurd. Kurdët, në fakt, në fillim të këtij e kanë shpallur rajonin autonom, ndaj Turqia është duke ndërtuar një mur përgjatë kufirit për ta “bllokuar” atë. Nëse tensionet vazhdojnë, nuk përjashtohet pushtimi turk i zonave kurde në të cilat ekziston një numër i trupave amerikane.

Lufta nr. 3: Kurdët e Sirisë dhe Qeveria siriane

Edhe Qeveria siriane ndihet i kërcënuar nga ambiciet territoriale të kurdëve. Deri në kohët e fundit, ata mbajtën një aleancë të pasigurt me ta, ndërsa presidenti sirian, Bashar al-Assad, jo pak herë u lëvdua se i dha armë kurdëve. Megjithatë, marrëdhënia e tyre është pak e ‘tharët’, pasi kurdët deklaruan rajonin autonom dhe pasi kanë pasur një luftim në zonat ku të dyja palët kanë forcat e tyre. Aktualisht në fuqi është një armëpushim, por aspiratat kurde për vetëqeverisje janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Assadin që synon vendosjen e sovranitetit mbi gjithë vendin.

Lufta nr. 4: SHBA-të dhe Siria

Kjo është lufta që ka mundur të shpërthejë kurdoherë në pesë vitet e fundit, qëkur presidenti amerikan Barak Obama bëri thirrje për rënien e regjimit të Assadit. Se kjo nuk ka ndodhur nuk është dëshmi se të dy palët duan të shmangin konfliktin. Janë disa fronte ku lufta kundër Shtetit Islam mund të çojë në një konflikt të forcave e ndihmuara nga amerikanët, në konfrontim të drejtpërdrejtë me forcat e Qeverisë siriane. Në mesin e tyre është qyteti sirian Raqqa, kryeqyteti i Shtetit Islamik, ku në qershor edhe SHBA-të e edhe Siria ishin në ofensivë nga taborët e kundërt. Në gusht, megjithatë, aeroplanët luftarakë amerikanë ndaluan sirianët për të bombarduar zonat nën kontrollin kurd.

Lufta nr. 5: Turqia dhe Siria

Ndërhyrja turke në Siri ka qenë deri tani e kufizuar në luftën kundër forcave të Shtetit Islam dhe kundër kurdëve. Turqia ka ndërmarrë gjithashtu hapa për të ndrequr marrëdhëniet me Rusinë dhe Iranin, aleatët më të rëndësishëm të Assadit të cilët, me sa duket, i dhanë dritën të gjelbër ndërhyrjes së Turqisë në veri të Sirisë. Nëse Lufta e Turqisë kundër Shtetit Islamik shkon mirë, forcat turke së shpejti do ta gjejnë veten ballë për ballë me sirianët në qytetin Aleppo, transmeton Telegrafi.

Lufta nr. 6: Kurdët e Irakut dhe Qeveria irakiane

Në lindje të Sirisë, në Irak, situata është disi më pak e paqëndrueshme, por jo më pak e rrezikshme dhe e komplikuar. Ashtu sikur kurdët sirianë që kanë zgjeruar zonat nën kontrollin e tyre dhe po sfidojnë sovranitetin e Qeverisë siriane, edhe kurdët e Irakut kanë lëvizur në zonat që dikur ishin nën kontrollin e Qeverisë irakiane. Autoritetet në Irak thonë se këto zona do t’i kthejnë pasi Shteti Islamik të shkatërrohet tërësisht, por kurdët thonë se nuk do ta japin asnjë pjesë e territorit për të cilin kanë derdhur gjak. Ky konflikt zgjat më shumë sesa ekziston Shteti Islam, por me zhdukjen e tij do të “vlojë” përsëri.

Lufta nr. 7: Kurdët e Irakut dhe militantët shiitë

Arsyet për këtë luftë janë të ngjashme me ato në luftën numër gjashtë. Por, kjo luftë tash po del në horizont. Militantët shiitë, të mbështetur kryesisht nga Irani, kanë rol kryesor në pushtimin e territorit të Shtetit Islam, sidomos në veri të Bagdadit. Në njërën anë ata udhëheqin lirimin e territorit të Irakut nga ISIS-i në Mosul, e në anën tjetër vijnë dhe forcat kurde, të njohura si Peshmerga, e të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Konfliktet e ndërsjella kanë ndodhur të paktën në një vend.

Luta numër 8: Kurdët kundër kurdëve

Kjo është ndoshta një nga skenarët më kompleksë, por nuk është larg nga e pamundura. Kurdët janë të ndarë mes tyre në çdo gjë, përveç në ëndrrën për shtetin kurd. Kurdët në Irak janë të ndarë mes dy fraksioneve, që luftuan në luftën civile më të përgjakshme në vitet ’90 të shekullit të kaluar. Një nga këto fraksione është armik i përbetuar i kurdëve që kontrollojnë Sirinë veriore, e në anën tjetër ka edhe fraksione të kurdëve në Siri që po ashtu nuk janë të unifikuar. Konflikti mes kurdëve është i mundur si në Irak ashtu në Siri.

Lufta numër 9: Arabët sunitë kundër shiitëve dhe/ose kurdëve

Qytete dhe fshatrat që kanë shumicë sunite janë marrë nga forcat kurde apo shiite. Shumë sunitë janë bashkuar me ta për të mposhtur militantët. Por, ka raporte për abuzimet e komunitetit suni pas çlirimit nga ISIS-i. Kjo përfshin zhvendosjen e detyruar nga shtëpitë e tyre dhe mbylljen masive të burrave suni. Në mungesë të pajtimit të vërtetë, përfshirë zgjidhjet politike që fuqizojnë sunitët, mund të shfaqet një formë e re e kryengritjes.

Lufta numër 10: Mbetjet e Shtetit Islam kundër të gjithëve

Shteti Islamik ende kontrollon një pjesë të madhe të territorit në Siri dhe Irak. Ofensivat për të marrë qytetet Raqqa dhe Mosul tek do të fillojnë. Nëse grupet që duhet të marrin pjesë në ofensivën çlirimtare kapen me njëra-tjetrën, atëherë do të shtyhet lufta kundër ISIS-it. Por, edhe nëse kjo nuk ndodh, nëse mbesin të pazgjidhura konfliktet, paralajmërohet jostabilitet afatgjatë në rajon. E, nëse lufta kundër Shtetit Islamik shkakton luftëra të reja, ISIS ka gjasa të mbijetojë më gjatë… /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Kalo në kategori